Pas presidentit, studentët e Mjekësisë vendosën të trokasin në një tjetër derë për të kërkuar ndihmë për të anuluar ligjin që i detyron ata të qëndrojnë 5 vjet në Shqipëri pas diplomimit.
Studentët thonë se ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë” u shkel të drejtat dhe liritë e tyre si studentë, mjekë të ardhshëm dhe si qytetarë.
Kërkesa drejtuar Avokates së Popullit, Znj. Erinda Ballanca është bërë nga përfaqësuesit e studentëve te mjekësisë: Dea Guri, Eliot Sulçaj, Mikel Seferi, Arbëri Shehu, Zino Veleshnja
Më 21 korrik 2023 në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Sipas ligjit, studentët aplikantë në Mjekësi që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.
Më 25 korrik studentët patën një takim me Presidentin Begaj për t’i kërkuar mosdekretimin e ligjit të ri
Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton pr/ligji për studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t'i japë 80% të pagës për 9 muaj
19 Shtator 2024, 17:32
-
Punësimi me detyrim për mjekët e rinj! Opozita nuk i beson kostove, PS e voton e vetme te “edukimi”
17 Shtator 2024, 17:32
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator 2024, 16:46
-
Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja
14 Gusht 2024, 17:18
-
Diploma peng i punës në atdhe! Studentët e mjekësisë dërgojnë ligjin në gjykatën e Strasburgut
14 Qershor 2024, 17:11
-
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)
3 Maj 2024, 17:51
-
Punë me detyrim, studentët e mjekësisë: Ndryshimet e ligjit u bënë pa u konsultuar me ne! U injoruam për të dytën herë
2 Maj 2024, 10:21
-
Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%
1 Maj 2024, 17:03
-
Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin
25 Janar 2024, 15:27
-
SPECIALE/ Beteja e (pa)përfunduar e studentëve të Mjekësisë
2 Janar 2024, 12:27
-
Studentja e Mjekësisë për Report Tv: Nuk mund të detyrohemi të punojmë në Shqipëri, do luftojmë për kushte më të mira për mjekët
22 Dhjetor 2023, 20:57
-
Asambleja e PS në Tiranë, Rama: Vendim absurd pezullimi i ligjit për studentët e mjekësisë! Çatia e PS të zgjerohet! Zbresim borxhin në kufirin e 60%
24 Nëntor 2023, 17:46
Çfarë janë këto studentë politikë si studentët e dhjetorit që dolën të gjithë spiun.
Përgjigju