“Ne po përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet me partnerët tanë në fushën e turizmit dhe Italia është një vend që të gjithë shqiptarët e duan dhe është një kënaqësi e madhe t’iu kemi këtu. ne do t’iu tregojmë hartën tonë turistike dhe do t’u vëmë në dispozicion çdo gjë që ju nevojitet për të realizuar qëllimin e ardhjes tuaj në Shqipëri”.
Davide Chiezi përgjegjës marketingu i kompanisë Adria Ferris shprehet optimist se pas kësaj vizite do të realizohet edhe qëllimi që Shqipëria të shtohet në destinacionet e operatorëve italianë për të sjellë turist në Shqipëri.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të promovuar vende turistike. Ne bëjmë tur në të gjithë europën dhe jemi të gatshëm që të fusim edhe Shqipërinë në guidat tona turistike. Jemi këtu për t’iu thënë turistëve italianë që nga ana tjetër e Adriatikut është një destinacion shumë i mirë turistik. ne duam që tu tregojmë turistëve italianë që përveç Kroacisë, Maqedonisë e Greqisë është edhe një tjetër vend interesant për tu vizituar që është Shqipëria. ndjehem optimist se nëpërmjet këtyre 50 operatorëve turisikë ne do ta arrijmë qëllimin tonë”.
Vendi i parë që u vizitua nga 50 përfaqësuesit e Agjencive turistike italiane ishte Bunkarti. Ata patën mundësinë të njihnin një pjesë të historisë së sistemit komunist përmes këtij bunkeri antiatomik.




(Turistët italianë duke vizituar Bunk'Art) Foto të tjera
“Dhoma më interesante është dhoma e kontaminimit e cila është edhe në hyrje të tunelit dhe përdorej nga të gjithë personat që hynin në tunel, të cilët më parë duhet të desifektoheshin. Gjithashtu më kanë bërë përshtypje dyert e Bunkerit, janë tre dyer në hyrje të bunkerit shumë të trasha e shumë të rënda, të cilat tentova ti lëvizja por nuk i shtyva dot. Gjithashtu edhe dhoma e Enver Hoxhës, që vazhdon të jetë e mobiluar siç ka qenë në atë kohë është diçka që më ka mbetur në mendje”



(Turistët italianë duke vizituar Bunk'Art) Foto të tjera


(Turistët italianë duke vizituar Bunk'Art. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)Foto të tjera
Mbërritja e 50 operatorëve turistik në vendin tonë u mundësua fal kompanisë Adria Ferris.
Në këtë prag sezoni turistik, agjencitë italiane do të vizitojnë disa nga pikat më kryesore turistike shqiptare, për ti përfshirë më pas ato në guidat e tyre turistike.


Foto të tjera

(Hyrja e re e Bunk'Art, pranë Teleferikut)
Redaksia online
(shqiptarja.com)
