50 mijë kosovarë janë larguar
Jahjaga: Ikja nuk është zgjidhje

50 mijë kosovarë janë larguar<br />Jahjaga: Ikja nuk është zgjidhje
Rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës konsiderohet se janë larguar nga vendi në valën e emigrimit. Kjo është bërë e ditur në takimin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku ka raportuar zëvendësdrejtori i kësaj agjencie, Muharrem Ajeti.

Bazuar në deklaratat e kryetarit të Komisionit, Haxhi Shala, zëvendësdrejtori Ajeti ka thënë se deri tash kanë ikur 50 mijë shtetas të Kosovës drejt vendeve të Evropës. 

Ndërkohë duke e parë sa alarmante është bërë muajt e fundit largimi nga vendi, institucionet e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërojnë shtrëngim masash. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar të premten dy prej komunave më tepër të braktisura, Vushtrrinë dhe Ferizajn.

Jahjaga e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, bashkëbiseduan me qytetarët, të cilët kishin shumë shqetësime e mesazhe për presidenten. Ajo përpiqej të krijonte një atmosferë tjetër dhe me fjalimin e saj të sensibilizojë njerëzit që ikja nuk është zgjidhje.

“Kosova nuk ka njerëz për të humbur. Javën e ardhshme i bëjmë 7 vjet që jemi bërë shtet i pavarur. Unë jam me juve. Të gjitha këto brenga dhe shqetësime, janë edhe shqetësimet e mia. Ju nuk duhet të ikni, por duhet të qëndroni së bashku me neve, sepse më së lehti është që të ikim dhe t’ia kthejmë shpinën Kosovës. Ma vështirë është të qëndrojmë këtu, por së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Jahjaga.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf