TIRANE- Në 50-vjetorin e arkivit qendror të Forcave të Armatosura shqiptare, theksi është vënë tek dixhitalizimi i të dhënave. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e muzeut të Forcave të Armatosura të zhvilluar për këtë rast, u theksua dhe dixhitalizimi i të dhënave ndihmon në përdorimin efikas të tyre dhe ruajtjen e dokumentacioneve.
Duke vlerësuar punën e bërë deri më tani, për këtë arkiv që është memoria e FA, ministrja Kodheli vuri theksin në atë që çfarë duhet bërë, duke kërkuar më shumë ide, projekte dhe përkushtim.
Ministrja Kodheli tha se, pavarësisht shkurtimeve në buxhet, nevojitet një punë më e madhe nga punonjësit e arkivit, për të promovuar kërkimin shkencor.
“Kemi nevojë për ide dhe projekte eficente edhe në një kohë krize si kjo ku ndodhemi, me buxhete të limitosura. Arkivi qendror i FA nuk mund të jetë një oaz i qetë për të dalë në pensionin e radhës, por duhet të shërbejë për informimin e publikut për punën që bëjnë forcat e armatosura. Duhet të lartësojë dhe promovojë kërkimin shkencor. Të gjithë mund të ankohemi për shkurtime buxhetesh, por nuk është Shqipëria e vetmja që ndodhet në këtë situatë. Situatë emergjente është edhe rasti ku nuk mund të ruajmë apo arkivojmë atë që kemi arritur. Dhe për këtë duhet përkushtim. Do t’ju lutesha të bashkëpunoni me partnerë, dhe institucione të tjera homologe që kanë më shumë eksperiencë. Qeveria Rama do t’ju mbështesë në punën tuaj, që memoria e FA të mos shuhet, por të arkivohet”, tha Kodheli.
Në përfundim të aktivitetit u mbollën disa fidanë, pranë godinës së re të arkivit qendror të Forcave të Armatosura.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com