500 milionë euro janë në 'tryezë', konfirmohet oferta e Al-Nassr për Cristiano Ronaldon

500 milionë euro janë në 'tryezë', konfirmohet oferta e Al-Nassr për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është i fokusuar në Kupën e Botës por Al-Nassr e dëshiron atë në ekip. Klubi nga Arabia Saudite ofron 500 milionë euro për dy vite e gjysmë, teksa konfirmon dëshirën për ta pasur në ekip. Edhe eksperti i merkatos Fabrizo Romano konfirmon ofertën dhe kontrollin e saj, megjithëse nuk ka asgjë të nënshkruar.

"Ne nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë me Cristiano Ronaldon. Ne jemi admirues të mëdhenj si çdo klub, do të donim ta nënshkruanim me të, por e kuptojmë se fokusi i tij tani është vetëm në Kupën e Botës", thuhet në njoftimin e Al-Nassr.

Ndërkohë nga ana tjetër eksperti i merkatos Fabrizo Romano tregon se oferta është në tryezë. "Propozimi zyrtar i Al-Nassr për Cristiano Ronaldon është në tryezë, siç u njoftua javën e kaluar. 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025, por duke përfshirë marrëveshjet e sponsorëve. Dokumentet po kontrollohen. Nuk ka ende asgjë të nënshkruar, rënë dakord apo miratuar nga Cristiano. Fokusi është te Kupa e Botës", thotë gazetari italian.


Lajmi kryesor:

Kontratë 500 milionë euro, Cristiano Ronaldo zgjedh ekipin e ri! Al-Nassr konfirmon interesin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund