5000 Paund për ata që tregojnë vendndodhjen e 55-vjeçarit të zhdukur 19 vite më parë

5000 Paund për ata që tregojnë vendndodhjen e 55-vjeçarit të zhdukur 19 vite më parë

TIRANE- Pas denoncimit në emisionin “Pa Gjurmë” të shtetasit Besim Skila, i cili humbi kontaktet me familjen nga Londra, ofrohen 5.000 Paund nga emigrantë, miq dhe të afërm të familjes Skila, për informacionin e saktë  që do të jepet në lidhje me vendndodhjen e 55-vjecarit, që rezulton i humbur që nga  5 shtatori i vitit 2000.

Mbrëmjen e sotme gjatë transmetimit, korrenspodenti i  “Pa Gjurmë” Astrit Veizi në një lidhje live nga Londra dha lajmin për shpërblim në këmbim të informacionit. Gjithashtu, Veizi i cili prej kohësh  po investigon rastin e Skilës, shtoi se në zonën ku dyshohetn të jetë 55-vjecari  i humbur, janë shpwrndarw edhe fotot e tij.

Gjurmë jete në vitin 2008 të Besim Skilës, bënë që ’’Pa gjurmë’’ të riniste kërkimet intensive, që nga humbja e tij, duke zbuluar një tjetër vendndodhje të matjanit, 5 minuta larg nga banesa ku mendohet se ka jetuar nga viti 2000 deri në vitin 2002, kur pas kërkimeve nga zyrat e emigracionit u mësua se ai aplikoi për riatdhesim vullnetar në Kosovë.

Kolegu ynë në Londër, Astrit Ferizi, në një investigim të bërë, prej ditësh në zonën ku ka jetuar 45-vjecari ka mundur të vjelë mjaft informacione të vlefshme, që shpiejnë në gjurmët e tij, që nga humbja. Ai i tha ’’Pa gjurmë’’ se ka pyetur mjaft shqiptarë që jetojnë në Londër. Ata i kanë pohuar se e kanë  parë në zonën Wimbledon. Këto dëshmi përforcohen edhe nga ajo e një shqiptari të Kosovës, i cili pretendon se është takuar me Besimin në vitin 2008 dhe se pikërisht në një kafe të vogël, me tenda të kuqe i emërtuar si ’’Costa’’kanë konsumuar kafe. Ky bar-kafe ndodhet 5 minuta larg në këmbë nga banesa ku ka jetuar 45-vjecari. 2008 është dëshmia e fundit që ridimensionon pistat e kërkimit.Adresa e fundit është ajo 151A Rruga Ley, adresë ku ai ka jetuar me djalin e hallës. "Pa Gjurmë", risolli këtë histori, në kërkim të vazhdueshëm të 45-vjecarit, pasi shfaqja dhe zhdukja e mistershme e tij ka shtuar edhe më shumë insistimin e familjarëve, për të mësuar të vërtetën e këtij 45-vjecari.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë