'Bëhet i gjallë' Besim Skila, zhdukur nga Londra, kosovari zbuloi vendndodhjen e matjanit, e takoi në kafenenë me tenda të kuqe

Gjurmë jete në vitin 2008 të Besim Skilës, 45-vjecari nga Mati që humbi kontaktet me familjen nga Londra, më 5 shtator të vitit 2000. Kjo ka bërë që ’’Pa gjurmë’’ të rinisi kërkimet intensive, që nga humbja e tij, duke zbuluar një tjetër vendndodhje të matjanit, 5 minuta larg nga banesa ku mendohet se ka jetuar nga viti 2000 deri në vitin 2002, kur pas kërkimeve nga zyrat e emigracionit u mësua se ai aplikoi për riatdhesim vullnetar në Kosovë.

Kolegu ynë në Londër, Astrit Ferizi, në një investigim të bërë, prej ditësh në zonën ku ka jetuar 45-vjecari ka mundur të vjelë mjaft informacione të vlefshme, që shpiejnë në gjurmët e tij, që nga humbja. Ai i tha ’’Pa gjurmë’’ se ka pyetur mjaft shqiptarë që jetojnë në Londër. Ata i kanë pohuar se e kanë  parë në zonën Wimbledon. Këto dëshmi përforcohen edhe nga ajo e një shqiptari të Kosovës, i cili pretendon se është takuar me Besimin në vitin 2008 dhe se pikërisht në një kafe të vogël, me tenda të kuqe i emërtuar si ’’Costa’’kanë konsumuar kafe. Ky bar-kafe ndodhet 5 minuta larg në këmbë nga banesa ku ka jetuar 45-vjecari. 2008 është dëshmia e fundit që ridimensionon pistat e kërkimit.

'Missing people' është fotoja e cila është shpërndarë në të gjithë Wimbledon-in, ku mendohet të ketë lëvizur përgjatë kësaj kohe, ndërsa kontaktet me familjen i kishte ndërprerë prej vitesh. Adresa e fundit është ajo 151A Rruga Ley, adresë ku ai ka jetuar me djalin e hallës. "Pa Gjurmë", risolli këtë histori, në kërkim të vazhdueshëm të 45-vjecarit, pasi shfaqja dhe zhdukja e mistershme e tij ka shtuar edhe më shumë insistimin e familjarëve, për të mësuar të vërtetën e këtij 45-vjecari.  Besimi u largua nga Shqipëria drejt Anglisë së bashku me një nga kushërinjtë e tij. Në kontaktet e para me familjarët u tha se jetonte në Londër dhe se kishte filluar punë në një biletari. Atje ai jetoi me kushërinjtë, dhe së fundi me djalin e hallës. La shtëpinë e tij duke lënë vetëm një shënim: Jam nisur për në punë!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxnxndn: 01/10/2019 18:42

    "Costa" eshte rrjet lokalesh ne Mbreterine e Bashkuar sic eshte ne SHBA "Starbucks" o injorante. Ca pershkrimi qesharak beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë