5000 vizitorë sot në “Bunk’Art”, mes
tyre dhe Shef i Shtabit të FA, Bazo

5000 vizitorë sot në “Bunk’Art”, mes<br />tyre dhe Shef i Shtabit të FA, Bazo
TIRANE- Dy javë nga inaugurimi zyrtar i bunkerit anti-bërthamor, Bunk’Art, vazhdon të jetë i lartë interesimi i vizitorëve për ta parë nga afër këtë objekt të ndërtuar në kohën e komunizmit. Sipas shifrave zyrtare, vetëm këtë të diel kanë qenë afërsisht 5 000 mijë vizitorë, ku vlen për t’u përmendur edhe numri i lartë turistëve nga Italia, Turqia, Maqedonia, Kroacia madje edhe nga Irlanda.
 
Moti i keq me reshje shiu nuk i ka penguar qytetarët që t’i kushtojnë vëmendje Bunk’Art-it duke e vizituar atë, dhe për të parë nga afër një pjesë të historisë së regjimit komunist.
Një ndër vizitorët e veçantë të ditës së sotme në “Bunk’Art” ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.
 
<a style=bunkart" src="http://www.shqiptarja.com/foto/148725_1.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 465px;" />

Të rinj, të moshuar kanë preferuar të shuajnë kureshtjen e tyre në bunkerin gjigant 5-katësh me 106 dhoma dhe me një sallë të madhe.
 
Ndërsa një nga vizitorët shprehet tepër i impresionuar për bunkeri , i cili ishte ndërtuar për të strehuar udhëheqjen e kohës.
 
bunkart

“Bunk'Art” u hap për publikun më 22 Nëntor dhe që nga ky çast kanë vërshuar një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Janë afërsisht 35 mijë vizitorë deri tani dhe trendi është gjithnjë e në rritje për ta parë dhe prekur bunkerin anti-bërthamor.

bunkart

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë