50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Rama: Akademikët tanë mbrojtën interesin e gjuhës shqipe! Nëse sot përballemi me botën si shqiptarë është falë tyre

Kryeministri Edi Rama vlerësoi, se Akademia e Shkencave është një institucion që mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe dhe nëse ne sot kemi një gjuhë të unifikuar kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe. Rama  kujtoi fjalimin e lamtumirës së Aleks Budës në varrimin e gjuhëtarit Selman Riza, që ishte i dëbuar nga Instituti i Histori-Gjuhësisë dhe i lënë në harresë në një muze periferie në Berat deri sa u nda nga jeta. Gjithashtu tha se gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë nga pseudo-akademikë ndërsa shtoi se askush nuk i jep më rëndësi shkrimit të fjalëve në mënyrë të saktë, por ka të domosdoshme që të dërgojë çdo gjë shpejt.

"Për çdo njeri që merret me shkencë, termi “akademi” ka një domethënie të madhe. Për ne, akademia ka qenë ëndërr. Ajo materializonte dëshirën e rilindësve për më tepër dituri dhe institucione studimore të së ardhmes”.

Këto janë fjalët e njërit prej themeluesve të akademisë suaj, profesorit të paharruar Aleks Buda.  Doja të kujtoja këtu para jush është fjalimi i lamtumirës së Aleks Budës në varrimin e gjuhëtarit Selman Riza i cili, asokohe, ishte i dëbuar nga Instituti i Histori-Gjuhësisë dhe i lënë në harresë diku në një muze periferie në Berat, derisa u nda nga jeta. Thuhet se ky akt i Aleks Budës si dhe prania në varrimin e gjuhëtarit e një sërë akademikësh të shquar të asaj kohe bëri bujë qoftë në Institut.

Akademia e Shkenave është një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot ne kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie Shkencash që sot është në një proces për tu rikthyer në lartësinë dhe vendin që i takon"- u shpreh Rama.

Duke iu referuar kohës para dhe pas viteve '90, Rama solli një ilusrim për të treguar se në ç’gjendje përfundoi Akademia.

“Para ’90 ishte koha kur liria ishte e kufizuar dhe kur hapësirat dhe mundësitë e njerëzve të shkencës ishin tejet të ngushta, por krahasimi mes para dhe pas ’90, e bënë pas ’90 të duket jo mirë, për ta thënë me fjalë të buta, përballë gjithë atyre punëve, veprave dhe figurave.

Kaq e vërtetë është kjo, të paktën në këndvështrimin tim, saqë t’iu them të drejtën, kur vizitova Akademinë e Shkencave pas ’90 dhe dëgjoja ato kërkëllitjet e parketit të vjetër, më dukej sikur ishte Eqerem Çabej që rrotullohej në varr nga gjendja e dëshpëruar e atij institucioni”, tha Rama.

Ndër të tjera u shpreh se ka pasur ndërhyrje nga politika për shpërbërjen e strukturave të Akademisë së Shkencave pasi u ngatërrua sistemi i vjetër me njerëzit që flisnin me zërin e shkencës.

“Kemi tepër argumenta sot për tu përballur me botën si shqiptarë se sa nga dialogu që pasoi dhe shkatërroi Akademinë e Shkencave, sigurisht me dorën e politikës që ndërhyri për shpërbërjen e strukturave të Akademisë së Shkencave dhe për braktisjen e atij rezervuari burimesh njerëzore që mbase ishin pjesa më e çmuar e trashëgimisë së të shkuarës. Sot jemi në kushtet kur mund të themi se falë reformës së vitit 2019 që u realizuar në një ndërveprim të udhëhequr nga vetë Akademia e Shkencave dhe më lejoni ta them, edhe kjo është në vazhdën e asaj që po përpiqem të them, në lidershipin e Skënder Gjinushit. Duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantojë këtë kohë kaotike me shpresën që të kemi dhe ne kohën tonë akademike”, tha Rama.

Në përfundimin të fjalës, Rama nuk i kurseu batutat për Kryetarin e Akademisë, Skënder Ginushin.

“Ju shpreh gjithë mirënjohjen për gjithçka keni bërë në këtë kohë jo fort të lehtë, për ta thënë me fjalë të buta, për shkencën, jo fort të lehtë për njerëzit e dijes, ju shpreh gjithë respektin tim për sa shumë i keni rezistuar injorantëve, dallkaukëve dhe vulgarëve që ju kanë dalë përballë dhe ju kanë treguar se si bëhet kjo punë në shumë e shumë vite dhe uroj me gjithë zemër që të mos dorëzoheni siç nuk dorëzohet ‘’i paoksidueshmi’’ Skënder Gjinushi”, tha Rama.

Që prej datës së themelimit të saj, më 10 tetor të vitit 1972, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër elitare të zhvillimit të kërkimit shkencor, krahas veprimtarisë kërkimore universitare, duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të gjitha fushat e dijes. Gjinushi u shpreh se është renditur me dinjitet ndër akademitë e dijes europiane.

“Vështruar nga lartësia e këtij jubileu, mund të pohojmë me plot të drejtë se Akademia jonë e Shkencave, e krijuar si kurorëzim i procesit të ngritjes e zgjerimit të rrjetit të instituteve kërkimore në Shqipëri, e përligji vendimin historik që u mor në plotësim të  ëndrrës disashekullore të mendjeve më të ndritura të popullit shqiptar; vit pas viti e dekadë pas dekade, ajo erdhi e u rendit me dinjitet ndër akademitë e dijes europiane”, tha Gjinushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
50-vjetori i themelimit/ Begaj mirëpret anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës

1665426378_3935ebda46254362953b55075b81e749.jpg

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. 

Begaj tha se gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër, ai vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin  në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

Njëkohësisht, në idetë e shkëmbyera në këtë pritje Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të vendit.

Ora 15:42
Nikolla në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave: Akademikët të kontribuojnë e ndikojnë më shumë në jetën politike dhe shoqërore

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori pjesë dhe përshëndeti në Konferencën Jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. Nikolla shprehu nderimin e mirënjohjen për brezat e akademikëve që e themeluan, rritën e kontribuojnë që Akademia e Shkencave, si qendër e mendimit shkencor elitar, t’u përgjigjet e paraprijë nevojave të zhvillimit të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Nikolla tha se akademikët duhet të  kontribuojnë e ndikojnë më shumë në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

“Akademia e Shkencave ka meritën historike që i ktheu dijet në shkenca të mirëfillta e serioze, me objekt e qëllim të disiplinuar, me teza të formuluara e konfirmuara me përgjegjësi, me ndërveprim të suksesshëm e të harmonizuar të gjuhësisë, arkeologjisë, historisë, studimeve antropologjike dhe kulturologjike, studimeve për letërsinë dhe arteve.

Për herë të parë albanologjia shqiptare u bë shkollë studimesh e denjë dhe konkurroi me qendrat dhe shkollat e tjera në Perëndim e në Lindje. Rrjeti i institucioneve të ngritura pranë Akademisë së Shkencave në shërbim të ekonomisë dha prova suksesi me ndikimin e vet të shumanshëm, prej shkencave të zbatuara në bujqësi e blegtori deri tek ndërtimi i veprave hidrike, që mbajnë sot në eficiencë rrjetin energjetik të vendit.

Nismat themelore në botimet albanologjike, të koordinuara edhe me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si Fjalori i madh i gjuhës shqipe, Enciklopedia shqiptare dhe Historia e shqiptarëve, janë tashmë një model i bashkëpunimit midis botës akademike dhe qeverisjes.

Në këtë 50-vjetor ju dhe të gjithë ne jemi kryelartë për të festuar, sepse Akademia e Shkencave ka një vizion e perspektivë të qartë zhvillimi, për sot e për ngamot. Është koha për të menduar e mirëpritur që ju, akademikët dhe elitat intelektuale e universitare shqiptare, të kontribuoni e të ndikoni më shumë në jetën politike e shoqërore të vendit”, tha Nikolla.

Ora 14:42
Zhupa paralajmëron: Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, PD do shkojë në gjykata që të mos jetë pensionim luksi

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar për ceremoninë e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave duke thënë se është kthyer në skutë politike pasi nuk foli për udhëkryqet ku ndodhet Shqipëria.

Sipas Zhupës, Skënder Gjinushi e drejton në mënyrë të paligjshme Akademinë e Shkencave  pasi nuk është i dekretuar nga Presidenti pasi mbante posti e kryetarit të një partie politike kur u emërua në këtë post.

Ndër të tjera thotë se PD të ndërrmarrë hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës.

“Ceremonia që ndoqët sot duhet të ishte një ditë feste për shkencën dhe mendimin shqiptar. Siç e prisnim dhe siç e patë, nuk rezultoi më shumë se një plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur, një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë.  Për faktin e thjeshtë dhe fatin e keq, se Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet.

Një Akademi shkencash serioze do të kishte folur ndërkohë për udhëkryqet ku gjendet Shqipëria:

Për dramën e shpopullimit;

Për Ballkanin e Hapur që, nën maskën e lirisë, kthen ditët e Jugosllavisë;

Për rrënimin e trashëgimisë kulturore, si në rastin e Butrintit, ku kryetari i Akademisë tha se nuk i kishte pyetur njeri;

Për tekstet shkollore me plot marrëzira, ndër të tjera prindi 1 dhe prindi 2;

Për idenë kombëtare, apo ku po shkon kombi në 100 vjetëshin e dytë të ekzistencës si shtet.

Vepra e vetme në shkencë e Akademisë mbetet pamfleti udhëzues për Covid-19, një doracak i shkarkuar në internet.

 Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, një kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes. Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.

Ju kujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia. Ju kujtojmë se “Ligji për Akademinë e Shkencave” është antikushtetues, sepse Asambleja e ASH ka marrë kompetenca qe i ka vetëm parlamenti, duke miratuar kryetarin pa dekret. Dekretimi i Kryetarit te ASh është kompetencë eksplicite e Presidentit e shprehur ne kushtetute.

Në këto kushte nuk kemi Akademi që përcakton programacionin e kombit dhe të shtetit, por një seksion të pushtetit të Edi Ramës.

Edi Rama e ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunizmit. Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.

Partia Demokratike do ndjekë te gjitha hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës, por institucion i pavarur nga politika, institucion mendimi dhe qëndrimesh publike në të mirë të zhvillimit të shtetit dhe kombit”, tha Zhupa.

Ora 12:21
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Ministrja e Arsimit: Po punojnë fort për Ligjin i ri për Shkencën për transformimin rrënjësor të sistemit të dijes

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbajtur fjalën në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave duke thënë se po punohet fort për Ligjin i ri për Shkencën që sjell transformimin rrënjësor të sistemit të dijes.

"Akademia e Shkencave ka qenë një ëndërr shekullore e mendjeve të ndritura të popullit shqiptar. Për herë të parë në Shqipëri fjala “Akademi” u përmend kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura “Akademia e Re” më vitin 1750, e cila ishte një shkollë e mesme, por që shërbente edhe si një qendër kulturore e mirënjohur brenda dhe jashtë vendit.

Më vonë, rilindësi ynë i madh Sami Frashëri në veprën e tij fliste për akademinë dhe universitetin si një ëndërr e vështirë për tu realizuar, por që doemos duhej të kthehej në realitet. Dhe vërtetë, në 10 Tetor 1972, themelimi i Akademisë së Shkencave u bë realitet nga Rrjeti i Institucioneve Kërkimore Shkencore në vend. 

Konkretisht 10 institute shkencore dhe 5 qendra studimore kërkimore. 
Disa nga fjalët e para të shqiptuara në mbledhjen e parë të asamblesë më 25 janar 1973 nga kryetari i parë i saj Aleks Buda ishin këto: 
"Në jetën e popujve ka ngjarje të cilat si gur caku shënojnë rrugën e zhvillimit historik të tyre. Të tillë domethënie ka edhe krijimi i Akademisë së Shkencave. Ç'rrugë të gjatë dhe të mundimshme duhet të kalonte, ç'luftë të madhe e këmbëngulëse u desh që të bënte ky popull i lashtë, për të krijuar e zhvilluar në tokën e vet kulturën e tij kombëtare."

E përgjatë viteve, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se, pavarësisht vështirësive të tranzicionit, e përtej dilemave për pozicionin e saj të ri në shoqëri, Akademia e Shkencave arriti të reformohej dhe sot po përshtatet me trendet e zhvillimit të shoqërisë. 

Prandaj, në këtë përvjetor, e jo vetëm sot por çdo ditë, u jemi thellësisht mirënjohës akademikëve shqiptarë nder vite, e veçanërisht kontributit të kryetarëve të kësaj Akademie ndër vite, akademikët Aleks Buda, Shaban Demiraj, Ylli Popa, Teki Biçoku, Gudar Beqiraj, Muzafer Korkuti dhe sigurisht kryetari aktual Skënder Gjinushi.

Sot Akademia e Shkencave është institucioni më i rëndësishëm për shkencën dhe dijen në vend. 
Ku vlen të përmendim disa kongrese e konferenca, të cilat janë dëshmi e konsolidimit të këtij institucioni në fushën e Albanologjisë, Nanoteknologjisë, Bioshkencës, Sizmologjisë madje dhe të pandeminë. 

Në mënyrë të veçantë, sot dua të theksoj që kjo Akademi nuk e harroi për asnjë moment qendrën tjetër të shqiptarisë në rajon, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me të cilën ka pasur një bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm në organizimin e kuvendeve dhe kongreseve për çështje të cilat janë gurë themeli në historinë e akademizmit shqiptar, por edhe projektet e mëdha të përbashkëta, siç është Historia e Shqiptarëve, Enciklopedia Shqiptare dhe Fjalori i madh i Shqipes.

E ndërkohë, Akademia e Shkencave ka nxitur dhe intensifikuar bashkëpunimin me organizata të ndryshme ndërkombëtare duke patur marrëveshje bashkëpunimi me mbi 50 akademi simotra në janë anëtare në federatën më të madhe akademike evropiane ALLEA.
Madje tani po lexoja librin e bituar me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, ku presidenti i Federatës Evropiane të Akademive të Shkencave dhe Shkencave Humane z. Antonio Loprieno,  thekson punën dhe kontributin e kësaj Akademie. Konkretisht z. Loprieno thekson: Akademia e Shkencave duhet të jetë krenare për arritjet e saj, në promovimin e vlerave thmelore të shkencës, paanshmërinë, racionalitetin, ekselencën shkencore, pavarësinë por edhe dialogun me mbarë shoqërinë. 

Në cilësinë e Ministres se Arsimit, unë dua të vlerësoj bashkëpunimin aktual me Akademinë e Shkencave. Aktualisht ne po punojmë fort për Ligjin i ri për Shkencën, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin rrënjësor të sistemit të dijes në vend, nisur nga nevoja për t’ju përshtatur sa më mirë sfidave bashkëkohore", tha Kushi.

Ora 12:02
Edi Rama: Ne jemi më të pasur se Zvicra e Izraeli! Ata nuk kanë sa ne, por dinë më shumë

1665399835_d2ac6c84ecc44887bf57ecf3a3128c42.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa foli për dijen dhe shkencën u ndal tek burimet natyrore që ka Shqipëri, por që për fat të keq nuk ka ende dijen. Në përvjetorin e Akademisë së Shkencave, Rama tha se Zvicra nuk ka sa Shqipëria, por di më shumë sesa ne.

“Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diell, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë.

Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasor me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat.

Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me uje pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes.

Më tej kryeministri shprehu respekt për të gjitha akademikët: “I keni rezistuar injorantëve, dallkaukëve dhe vulgarëve që ju kanë dalë përpara dhe ju kanë treguar si bëhet kjo puntët. Uroj mos dorëzoheni, sic nuk dorëzohet i paoksidueshmi, Skënder Gjinushi”, tha ai.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kakami: 10/10/2022 14:24

    Pritje madheshtore dhe me shprese qe keta mos ta ndalin punen e tyre por te nxjerrin akoma dhe me shume fakte rreth gjuhes tone

    Përgjigju
  • Denis: 10/10/2022 14:23

    Shum falenderime per kete kontribut qe kane dhene gjith keto vite keta njerez me vlera

    Përgjigju
  • Luan: 10/10/2022 13:41

    Keto duhen vleresuar sepse te gjitha gradat i kane marre me mund e djerese ndersa sot i marrin me leke e me vepra qe keta i kane bere me perpara e bejne plagjature.

    Përgjigju
  • Alban: 10/10/2022 13:40

    Me te tille njerez duhet te mbushet parlamenti jo me gjysmen e atyre qe jane tani , qe nuk e meritojne.

    Përgjigju
  • mondi: 10/10/2022 12:15

    Kjo akademi vertete ka nxjerre shume vlera per vendin tone dhe ne po shohim qe cdo vlere qe kemi sot ka nje origjine e cila per vite me rradhe e ben akoma dhe me unik atdheun e gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • lako: 10/10/2022 12:12

    duhet te jemi sa me shume mirenjohes per keta njerez qe kane len shume vlera per atdheun e tyre

    Përgjigju
  • sofia: 10/10/2022 12:11

    Pothuajse cdo gje eshte arritje e aatyre qe kan kontribuar me gjithe zemer per vendin e tyre kohe m pare dhe ne kemi fatin te kemi ende gjurmet e tyre edhe sot

    Përgjigju
  • Dea: 10/10/2022 12:01

    I falenderojm pa mas per kontributin te cilin kan dhen per ne dhe per mbrojtjen e gjuhes shqipe

    Përgjigju
  • Teo: 10/10/2022 12:00

    Gjuha shqipe eshte nga me te vjetrat dhe ruajtja e saj ne kohe te veshtira eshte vertet per tu vleresuar

    Përgjigju
  • Esi: 10/10/2022 11:59

    Kan punuar shume dhe kan arritur ta mbrojn deri me sot gjuhen shqipe

    Përgjigju
  • Eno: 10/10/2022 11:59

    Kjo akademi ka dhen nje kontribut te madh ne vend me nxjerren e shume emrave dhe njerzve te cili tashme jane shkencetar

    Përgjigju
  • Besa: 10/10/2022 11:58

    I pergezoj te gjithe ata te cilet kan dhen kontributin e tyre dhe kwn punuar fort per dijet tona

    Përgjigju
  • Ani: 10/10/2022 11:54

    Shpresoj qe keto 50 vite te thera kjo akademi te zhbillohet akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • Dori: 10/10/2022 11:53

    Na ruajtet gjuhen shqipe dhe e mbajten me krenari sic duhet kan ber nje pune te madhe

    Përgjigju
  • Dea: 10/10/2022 11:52

    Fal tyre studentet kan ecur dhe kan marr dijet e duhura dhe jan gati per pune

    Përgjigju
  • Elsa: 10/10/2022 11:52

    Akademiket kan dhen nje kontribut te madh per vendin ton dhe jemi shum falenderues

    Përgjigju
  • Ermisa: 10/10/2022 11:51

    te gjithe akademiket kan dhene nje kontribut te madh ne fakultetin e shkencave

    Përgjigju
  • Geni: 10/10/2022 11:49

    Respekte per tere ato gjuhetare qe ruajten gjuhen shqipe,qe sot me krenari te madhe perballemi me boten

    Përgjigju
  • Jeta: 10/10/2022 11:46

    Institucion me shume vlera dhe akademikeve aty ju jemi shume mirenjohes per punen qe kane bere dhe vazhdojne te bejne

    Përgjigju
  • Jetmir: 10/10/2022 11:45

    Krenohemi me keto intelektuale te akademise se shkencave ,qe kane dhene shume kontribut per vendin tone

    Përgjigju
  • Besnik: 10/10/2022 11:17

    Fal gjuhetareve dhe te gjitheve atyre qe kan punuar per vendin ne mund te perballemi me boten si shqiptar

    Përgjigju
  • Astrit: 10/10/2022 11:14

    Si institucion qe ruajti dhe mbrojti interesin kombetar te gjuhes shqipe eshte me te vertet per tu vleresuar

    Përgjigju
  • Dritan: 10/10/2022 11:13

    Kontributi i kesaj akademie ka qen me te vertet i madh per vendin tone. Vleresime per te gjithe ata qe kan punuar

    Përgjigju
  • savjoli: 10/10/2022 11:08

    nje nga arsyjet qe gjuha shqipe eshte atje ku eshte sot ka qene dhe prej ndikimit qe akademia shkenca ve ka patur ne mbrojtje te gjuhes tone

    Përgjigju
  • titi: 10/10/2022 11:05

    ky institucion me te vertet ka mbrojtur më forcë interesin e lartë të Gjuhës Shqipe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta