TIRANË- 7718 qytetarë aktualisht janë duke kaluar COVID-19, e ndërsa kjo e enjte ka shënuar njhë ulje të rasteve të reja si dhe të viktimave. Sot janë shënuar 5 viktima, 5 më pak se një ditë më parë, si edhe 516 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2,761 testimeve të kryera.
Tirana, është qarku me më shumë raste të reja për t’u ndjekur Fieri, Elbasani dhe Shkodra e ndërsa viktimat janë një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një nga Vlora 58 vjeç, një nga Fieri 64 vjeç, një nga Tirana 78 vjeç dhe një nga Durrësi 79 vjeç.
Sot është hequr edhe qendra e vaksinimit masiv në sheshin “Skëndërbej” dhe si proces do të vijojë në qendrat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen.
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thotë Ministria.
Statistika (25 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 516
Të shëruar në 24 orë 597
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2,761
Testime totale 1,382,679
Raste pozitive 198,292
Raste të shëruara 187,506
Raste Aktive 7,718
Humbje jete 3,068
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4046
Fier 699
Gjirokastër 577
Shkodër 487
Berat 437
Durrës 384
Elbasan 351
Vlorë 263
Korçë 201
Lezhë 159
Dibër 65
Kukës 49