52-vjeçari Lavdrim Xhaferaj ka rënë në prangat e Policisë në Fier, pasi gjatë një konflikti ka qëlluar me armë zjarri dhe ka kanosur një grua.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.