53 vite në skenë, Liljana Kondakçi me të njëjtin zë brilant: Vazhdoj të dal ‘live’ nuk e imagjinoj veten larg muzikës

Liljana Kondakci, një emër i madh i muzikës shqiptare që ka lënë gjurmë me zërin e saj të pakrahasueshëm, që për çudinë e të gjithëve nuk ka ndryshuar aspak. Ajo vazhdon të jetë po aq aktive në skena sa edhe dikur. Në një intervstë në emisionin “Rreze Dielli”, këngëtarja e mirënjohur u shpreh se do të qëndrojë gjatë në skenë, dhe se nuk e mendon dot veten jashtë skenës muzikore.

Jam në skenë, në aktivitete dhe nuk e imagjinoj dot veten që nuk do të kem mundësi që mos të këndojë. Kënga është jeta ime, publiku është jeta ime, të cilët më presin me aq dashuri  dhe ndoshta një pjesë e madhe e rinisë sime dhe e formës sime dhe e vokalit bën pjesë publiku. Kur marrim ato duartrokitjet e ngrohta të jep një impuls për të vazhduar karrierën.  Nuk rri dot pa këtë emocion, është emocion shumë i bukur.

Me një pasion të pa shuar për muzikën, Liljana këndon në 15 gjuhë të huaja e shprehet se nuk e ka aspak të vështirë.

I përkthej përpara se ti këndoj , sepse normale këngëtari nuk mund ti këndoj pa ditur se çpo këndon dhe nuk e kam të vështirë fare, çfarëdolloj gjuhe që të jetë nuk e kam të vështirë për ta mësuar, kryesisht më tepër kam hasur në gjuhën Polake dhe Çeke.

Ajo është cilësuar si ndër këngëtaret më të bukura shqiptare ndërsa shumë modestisht thotë se e ka menduar veten si një vajzë normale për kohën, e nuk ka ndonjë sekret për bukurinë e saj.

Asnjëherë nuk e kam pasur qëllimin kryesor aparencën time, e dija që isha normale, jo ndonjë kush e di, kujdesesha vetëm për këngët, që të isha sa më dinjitoze. I kam ngjarë mamasë në aperencë, por nuk e kam pasur shumë problem këtë pjesë që të merrem me veten time.

Këngëtarja e mirënjohur ka provuar të jetë pjesë edhe e botës së kinematografisë. Ajo ka marr pjesë në dy filma shqiptarë, por siç shprehet e ka parë gjithmonë veten në profesionin e këngëtares.

Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Në fillim kisha një emocion të tmerrshëm sepse ishin daljet e para të miat por u mësova më pas sepse më shumë këndoja se sa aktroja dhe isha pak a shumë në profesionin tim.  Por kjo nuk do të thoshte që të lija profesionin tim dhe ti përkushtohesha aktrimit, më pëlqente por doja më shumë të isha këngëtare në skenë sesa aktore.

Ajo kujton me nostalgji periudhën para viteve ’90 ndërsa merrnin turne nëpër qytetet e Shqipërisë.

Po kemi pasur një koletivë të mrekullueshëm dhe kur na binte rradha për të bërë turne nëpër qytetet e Shqipërisë, gëzoheshim, dhe pse kishim vështirësi në familje, unë në disa raste merrja dhe fëmijët me vete.Është e vështirë, por asnjëherë nuk mund të eci një artistë pa pasur ndihmë në familje. Unë kam pasur shumë ndihmë në shtëpi, kam pasur kunatat, kam pasur vjehrrën, burrin që ishte artist dhe më ka ndihmuar shumë se përndryshe nuk mund të bësh karrierë kaq të gjatë. Pastaj kur e ke me pasion, vështirësitë dalin në plan të dytë.

Liljana Kondakçi ka një vajzë dhe një djalë, ndërsa flet për ta me tepër krenari, ajo tregon se vajza vendosi të ndjekë rrugën e saj.

Ka ushtruar edhe instrumentin e violinës, sigurisht që jam krenare sepse edhe ajo është këngëtare shumë e mirë, familjare, amvisë e shkëlqyer.  

Pavarësisht punës së palodhur, për të qëndrimi larg muzikës duket I pamundur. Vazhdon të punojë dhe të realizojë këngë të reja. Ndërsa flet edhe për planet më të afërta, me dëshirën për të realizuar një koncert të sajin.

Edhe pse kam repertorë të gjërë unë në shtëpi, dëgjoj, punoj përcaktoj këngë cfarë më duhen ose jo, nuk rri dot pa punuar, dëgjoj këngë cdo ditë. Projekti I fundit që kam është që të bëjë një koncert sepse kam goxha repertor, pavarësisht se koncerti që unë dua ta bëj edhe me krijime të reja. Por nuk është e lehtë për të bërë krijime të reja. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994

Hoqi dorë nga armët bërthamore, Kievi sheh me keqardhje marrëveshjen e 1994