550-vjetori i vdekjes së Skënderbeu
personalitetet nderojnë figurën e tij

550-vjetori i vdekjes së Skënderbeu<br />personalitetet nderojnë figurën e tij<br /><br>
550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut është përkujtuar me një ceremoni të veçantë në qytetin e Lezhës, aty ku prehet përjetësisht heroi ynë kombëtar.

Tek varri i tij, u mblodhën sot drejtuesit më të lartë të politikës vendore, qytetar dhe nxënës shkollash, ndërkohë kuptim të veçantë i dhanë aktivitetit edhe disa arbëreshë të ardhur nga Italia. Jeta dhe vepra e Skënderbeut iu prezantua të pranishmëve edhe përmes librave dhe ekspozitave.

“Lezha do të kujtojë gjithmonë Gjergj Kastriot Skënderbeun i cili qëndroj në tempullin e kujdesies historike, ai do të mbetet simbol unit3eti dhe mishërimi, i trimërisë dhe bujarisë shqiptare. Kremtimi i ngjarjeve të lavdishme të së shkuarës na bën krenar për historinë tonë, kjo frymëzon bashkëpunim dhe unitet në të mirë të qytetarëve dhe në zhvillim të vendit," shpjegoi Fran Frrokaj  Kryetar i Bashkise Lezhë.

Aktivitetin e  përshëndeti dhe përfaqësuesi i Arbëresheve të Italisë.

“Kemi 500 vjet që lamë Shqipërinë dhe shkuam në Itali, zemrën tonë e kemi tek kjo tokë. Ju falënderojmë të gjithë për vëmendjen ndaj Arbëreshëve të Italisë! Jemi këtu për ju, ju duam të gjithëve!" Tha përfaqësuesi i Arbëreshëve.

Ndërkohë kjo datë e rëndësishme e historisë sonë është përkujtuar edhe në Krujë, aty ku gjendet edhe një muze me emrin e tij, por edhe kalaja e njohur qëndron si dëshmi e gjallë e asaj çfarë Gjergj Kastrioti bëri për këtë vend.

Drejtues të politikes lokale dhe personalitete të ndryshime u shprehen se 17 janari është një datë që duhet të mbahet mend gjithmonë në kujtesën e brezave, pasi shënon me ndarjen nga jeta të njërës prej figurave emblematike të kombit tonë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur