56% e shqiptarëve të vetëpunësuar ose punëtorë në biznesin e familjes (Shifrat)

56% e shqiptarëve të vetëpunësuar ose punëtorë në biznesin e familjes (Shifrat)

Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë tëvetëpunësuar ose punojnë në biznesin e familjet. Në mungesëtë alternativave të tjera, më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë vetëpunësuar ose janë të angazhuar nësipërmarrjet familjare. Vetëpunësimi është tregues i njëekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë tështuar të ulët.

Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e tëvetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare përbën 55.9% e tëpunësuarve në Shqipëri. Kjo është norma më e lartë në rajon, ku përqindja e të vetëpunësuarve në Shqipëri është mbi 20 pikë përqindje më e larte, por edhe në BE.

Në vendet e Bashkimit Europian, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6%, ndryshe një në 7 të punësuar, ndërsa pjesa më e madhe e forcës punëtor (85.3%) ishtepunësuar me pagesë.

Në analizën që ka bërë Eurostat shkruhet se trendet e vetëpunësimit në BE kanë qenë në rënie gjatëperiudhave me rritje ekonomike dhe kanë qenë në rritje në kushtet e vështira ekonomike. Eurostat ka marrësi shembull krizën financiare në 2009 dhe 2010, ku kjo normë u rrit në vendet anëtare.

Megjithatë, Eurostat thekson se struktura e punësimit sipas statusit të punës është thuajse e ndryshme nëvendet që duan të anëtarësohen në BE, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Vetëpunësimi në vendet kandidate për t’u anëtarësuar

Pas Shqipërisë, e cila përllogarit më shumë se gjysmën e tëpunësuarve si të vetëpunësuar, renditet Turqia. Sipas publikimit të Eurostat, një në tre të punësuar në Turqi është i vetëpunësuar ose punon për familjen. Në Kosovë dhe në Serbi një e katërta e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ndërsa nëMaqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, vetëm një e pesta e të punësuarve janë të vetëpunësuar.

Eurostat analizon se këto përqindje të larta krahasuese pasqyrojnë, deri në një farë mase, peshën relative të aktiviteteve bujqësore, me një shpërndarje në shkallë të vogël të fermave të vogla familjare ose kooperativave bujqësore.

Vetëpunësimi, më i lartë në ekonomitë pak konkurruese

Tipar i ekonomive ku mbizotëron vetëpunësimi është se ato janë ekonomi më pak konkurruese dhe se është e vështirë që të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës. Në një analizë të publikuar më parë nga Forumi Ekonomik Botëror, vetëpunësimi për pjesën më të madhe të njerëzve vjen si alternativë, duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Fenomeni është më evident në zonat rurale. Monitor

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë