Publikohet lista e ish të përndjekurve politik të cilët kanë marrë lekët në bankë. Në një listë të siguruar nga “Shqiptarja.com”, të Ministrisë së Financave janë emrat e ish të dënuarve të cilët tashmë u është lëvruar kësti i tetë. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se ka ngelur vetëm një numër i vogël ish të përndjekurish të cilët ende s’kanë marrë këstin.

Për këtë arsye financat u bëjnë thirrje ish të përndjekurve që të dorëzojnë dokumentat, çertifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare.

Radha
Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janënë moshë të miturme hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën  75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
tabela
(D.T/Shqiptarja.com)