6 viktima nga COVID dhe 566 raste të reja! 8 nxënës të infektuar, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës

6 viktima nga COVID dhe 566 raste të reja! 8 nxënës të infektuar, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës

Spitali Infektiv

TIRANË- Gjashtë humbje jete dhe 566 qytetarë të infektuarështë bilanci i covid 19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktimat janë të grumoshës 57-82 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç", thuhët në njoftim. 

Ndërkohë mësoghet se të shtruar në spitale janë 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 6444 pacientë aktivë me COVID-19.

"Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki:  262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.  Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Statistika (21 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        566
Të shëruar në 24 orë      513
Të shtruar në spitale       137
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                3677

Testime totale              1,273,212
Raste pozitive                180,029
Raste të shëruara            170,730
Raste Aktive                     6444
Humbje jete                      2,855
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            3208
Fier                 778
Durrës            744
Shkodër         446
Elbasan          237
Korçë              185
Gjirokastër      181
Berat              175
Lezhë             172
Kukës             136
Vlorë               115
Dibër               67

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
8 nxënës Infektohen me COVID, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi' në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.

Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), pasi janë konstatuar punonjës të prekur me COVID.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër