5.8 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë bllokuar në portin e Vlorës. Dy drejtuesit e autobusit të linjës Vlorë­- Brindizi, të shoqërisë se transportit të udhëtareve "Hermes Travel" janë ndaluar nga policia, në lidhje me këtë operacion.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 34 cilindra të cilët ishin vendosur brenda një bidoni plastik 30 kg i cili krahas lëndes narkotike ishte mbushur me vaj ulliri, dhe qe do te dergohej për në Itali si porosi. Sekuestrimi i lendës narkotike u bë nga kontrolli i efektivave të Policisë Vlorë në port.

droga


Kapshticë, kapen 30 kg kanabis në autobusin e linjës Tiranë-Athinë
Në një tjetër operacion, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë të shoqërisë "Ese Albavel" me targa KO 7579 B ështe konstatuar një sasi lënde narkotike kanabis sativa, rreth 30 kg. Droga ishte vënë në një çantë sportive, ndërsa u zbulua pas kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës nga doganierët shqiptarë. 

droge

autobus

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)