6 marsi, Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD! Ja tre bashkitë që do fitojmë! Eksperti: Shkodra dhe Dibra ‘fushëbetejë’

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, deklaroi këtë pasdite në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri se në zgjedhjet e pjesshme lokale shanset më të madha janë që të fitojnë bashkinë e Shkodrës, Dibrës dhe Durrësit por nuk surprizohet nëse do fitojnë edhe të tjerat.

“Shanset më të mëdha janë në Shkodër, Durrës, Dibër, por nuk surprizohem nëse ka ndryshime dhe në të tjerat.”-tha Spaho.

Ndër të tjera, mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike duhet të mbajë përgjegjësi për krizën në selinë blu ndërsa theksoi se të gjitha lëvizjet që kanë bërë pas vitin 2017 kanë rezultuar të gabuara. Sakaq, Spaho u shpreh se do të krijojnë një koalicion sa më të gjerë për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.

PD është në krizë dhe kjo krizë nuk është e këtyre ditëve, brenda grupimeve, për çështje të karakterit ideologjik, por që pas zgjedhjeve të vitit 2017. Lëvizjet që kemi bërë kanë rezultuar të gabuara, lidershipi duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse i referohemi kuvendit të 11 dhjetorit, do krijonim një koalicion sa më të gjerë që të çmontojnë regjimin e Edi Ramës.”- tha Spaho.

Ndërsa eksperti zgjedhor, Genc Kojdheli deklaroi se pjesëmarja e forcave të tjera politike duhet të gjejë një legjitimim shumë të mirë ndërsa theksoi se bashkia e Shkodrës do jetë një ‘fushëbetejë’ për palët politike.

“LSI mund të aspirojë shumë mirë një nga bashkitë, nëse gjendet gjuha, bën sens koalicioni politik. Shkodra do jetë fushëbetejë, e njëjta gjë vlen edhe për Dibrën. S’mund të bëjmë parashikime në të njëjtin nivel numerik. Bashkitë ndryshojnë, disa janë urbane si Durrësi. Zgjedhësi ndryshon shumë nga një zonë në një tjetër.”-tha ai.

Një ndërhyrje kishte nga Edmond Spaho i cili theksoi se operojnë si Parti Demokratike pavarësisht se në KQZ regjistrohet pjesa tjetër e udhëhequr nga Basha. Mbështetësi i Berishës deklaroi se ligji nuk i pengon që të bëjnë fushatë me logot e selisë blu.

“Po spekulohet politikisht dhe po mbështetet nga mazhoranca. Që më 11 dhjetor kur përfunduam kuvendin dhe çuam në gjykatë ndryshimet në statut kanë kaluar më shumë se 30 ditë. Ka qartazi një ndërhyrje për të favorizuar fraksionin e Bashës. Ajo që kanë paraqitur ata në gjykatë dhe është caktuar data, ka të bëjë me ndryshimin e ndryshimeve statutore të korrikut, dhe jo të 18 dhjetorit. Regjistrimin e shikoj jo relevante. Fushata do bëhet me emër, nuk na e pengon ligji të bëjmë fushatë me logot tona. Ne do paraqitemi si koalicion.”-tha Spaho.

Eksperti Genc Kojdheli komentoi ripërfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikën aktive ku theksoi se do ndikojë në elektoratin e djathtë.

“Dyshoj se do ketë një impakt elektoral në zonën gri. Janë zgjedhje që kanë një kandidat, pavarësisht sfondit do prezantojë platformën e tij. Zgjedhësi duhet të ndajë mirë betejën politike të së djathtës. Berisha ka shprehur vullnetin për të qenë kryeministër.”-tha ai.

Ndërsa Edmond Spaho, teksa krahasoi Bashën dhe Berishën theksoi se ish-kryeministri në mendjen e demokratëve ka shkuar shumë herë drejt fitoreve dhe e shohin si shpresë.

“Berisha shikohet si shpresë se është provuar në të shkuarën brenda së djathtës. Edhe pjesa gri e shoqërisë duhet të jetë shumë e interesuar që të ketë opozitë. S’ka ngelur pushtet pa u kapur. Tentativa edhe për FSHF.”-tha Spaho.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër. 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve