SINGAPOR - Një gjykatë në Singapor ka akuzuar 3 persona, dy asistentë dhe një arbitër, për shitje të ndeshjeve në këmbim të favoreve seksuale. Tre të akuzuarit, të gjithë libanezë, u vetëshpallën fajtorë.

Dy asistentët, Ali Eid dhe Abdallah Taleb u dënuan me nga 3 muaj burg, ndërsa arbitri, Ali Sabbagh do ta mësojë dënimin e tij të martën që vjen. Prokuroria ka kërkuar për të 6 muaj burg. Personat në fjalë u arrestuan në 4 prill.

Sipas prokurorëve, Sabbagh dhe ndihmësit e tij kanë “punuar” për Ding Di Yang (i njohur për trukimin e ndeshjeve në Singapor), i cili i ka “paguar” me femra. Ata takoheshin nëpër lokale për të diskutuar preferencat e tyre. Treshja në fjalë është arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë, pasi rreth 380 ndeshje janë etiketuar si të dyshimta.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)