6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht

Rasti i peshëngritësit shqiptar Ertjan Kofsha, që ende nuk ka marrë shpërblimin nga shteti 6 muaj pasi doli kampion bote për të rinjtë, u diskutua në ‘Përballje’ në Report Tv.

Gazetari Ernest Koçi që gjurmoi këtë rast duke i marrë edhe një intervistë kampionit u shpreh për Rovena Nezirin se Kofsha nuk është i vetmi sportist që nuk merr shpërblimin pasi del kampion. Jo shumë kohë më parë kishim edhe rastin e atletes Luiza Gega.

'Këto 30 vjet rasti i sportistëve ka qenë i lartë. Nuk është Ertjani i pari, por është kampion bote dhe kjo bën përshtypje dhe ka fuqi ta ngrejë rastin ku duhet. Sporti këto vite ka pasur ndryshime në shpërblime. Por rasti Kofshës duhet trajtuar pasi nuk është i vetëm, së bashku me Luiza Gegën.  Në një kohë kur ky vit është i rëndësishëm për sportin shqiptar pasi është viti i lojërave Olimpike, dhe nuk po bëhet sa duhet të shkohet në atë pikë. Ertjani është peshëngritës me kualitet dhe është sportisti i së ardhmes', thotë gazetari.

Trajneri i kampionit 19-vjeçar, Leonard Toska u prononcua në lidhje Skype duke zbuluar edhe një takim që ka patur me ministren e Arsimit pak ditë më parë dhe premtimin që iu bë.

'Me t’u bërë ky problem, presidenti i federatës na thirri dje ku diskutuam për problemin. Ne u gëzuam shumë që qeveria miratoi ligjin pë shpërblimi ne sportistëve. Por nuk mjafton. Nuk na ka bërë vaki të arriijmë këto probleme. Ministrja na tha çfarë keni ndonjë problematikë. Ne i thamë na duhet shpërblimi se kemi dalë kampion dhe duhet të përgatisim për kampionatin tjetër. Kur sportisti nuk shpërblehet demoralizohet bie dhe unë nuk mund ti kërkoj dot llogari sportistit. Ministrja tha kaloni sportistëve shpërblimet dhe momentalisht do i japim 60%. Kur erdhi shkresa ishte 20%. Këtu u revoltuam', u shpreh trajneri.

Analisti Artan Shyti shprehet se paratë nuk i duhen dhënë sportistëve që vetëm dalin kampion. Pasi është një punë e madhe të arrish tek medalja, pra paratë duhen ndarë më parë që sportistët të ushqehen dhe trajtohen siç duhet.

'Duhet thënë se ka një ndjeshmëri më të madhe të qeverisë ndaj sportistëve. Problemi është disa planësh. Nuk kemi pse shpërblejmë vetëm kampionët. Ertjan Kofsha duhet parë sa merr gjatë vitit. Sportistët nuk duhet të paguhen vetëm kur dalin kampion. Duhen ushqyer, trajtuar që të dalin kampion. Nuk mund të funksionoj dhe të thuhet që s’ka lek.

Nuk mund të harxhosh 5 milion dollarë për të stërvitur fëmijët dhe të mos ketë për Kofshën. Prandaj sportistët shqiptarë janë të pakënaqur . i thuhet dilni njëherë kampion pastaj ju japim. Jo kështu. I jepet për të ushqyer, trajnuar dhe pastaj të dalin kampion. Shpërblimi në parim është gabim. Ti del kampion dhe pastaj unë kur ti kemi ti jap. Është gabim i madh që trajtohen vetëm kampionët e botës.

Në asnjë vend të botës, nuk i thuhet ti bëj rezultat pastaj. Në Shqipëri nuk ka kushte. Paratë duhet për të stërvitur sportistët. Ka një formulë më normale. Që e stimulon për të arritur rezultat. Paratë duhen përpara', tha Shyti.

Trajneri Toska tha më tej se zëvendës-ministri i premtoi se brenda qershorit do i jepet shpërblimi i plotë për rezultatin e Kofshës.

Edhe gazetari Koçi është i mendimit se për të arritur rezultatin e kampionit duhen më shumë investime për sportistët.

'Sportisti duhet trajtuar para se të bëhet kampion bote. Për të shkuar atje duhet shumë punë. Duhet ndryshuar mënyra si trajtohen sportistët.'

Toska e kërkon shpërblimin për sportistin e tij edhe sepse mosdhënia e parave mund ta demoralizojë atë në të ardhmen dhe të lërë sportin.

'Me disiplinë kam arritur të nxjerrë kampion europe dhe bote. Për këtë vit unë do sjell 15 medalje. Në qershor kam kampionatin europian dhe do sjell 3 medalje. Mbështetje kam pasur, por problemi është tek shpërblimet. Dua që sportistët të marrin shpërblimet, të mos vriten moralisht.'

Koçi vijon më tej duke theksuar se shumë sportistë dhe trajnerë shpeshherë kanë shkuar në kompeticione dhe olimpiada me shpenzimet e tyre.

'Gjithë situata e sportit lidhet me shoqërinë e përditshme, por është pjesa organizative ku haset vështirësi. Më tepër bëhet sporti për pasion sesa për pagesa. Dërgohen në kompeticione me shpenzimet e tyre. Kemi qenë në shumë palestra, kujtoj ku zhvillohet sporti i qitjes ku nuk ka ambiente të përshtatshme. Pa pasur këto në rregull nuk mund të kërkohet rezultat.

Kemi numër të ulët të sportistëve në olimpiadë.ne shpresojmë që vitet në vijim sportist si Ertjan, pasi me peshëngritjen i jemi afruar më shumë suksesit olimpik me Briken Çaljan që e humbi vetëm për dy kilogramë. Gjithë kanë problematikat. Edhe futbolli, para dy vitesh u shty kampionati. Gjithë federatat sportive kanë probleme me pjesën organizative. Ka pasur me lëvizje pozitive, si përgatitja e ekipeve në shkolla', theksoi ai.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani