Ka qenë një nga këngëtaret me look-un më të veçantë në Festivalin e 58-të të Këngës.
Kamela Islamaj ra në sy në këtë festival jo vetëm për vokalin e saj të jashtëzakonshëm me të cilin duket se jemi mësuar, por edhe me faktin që zgjodhi që të vinte me një look ndryshe: Body painting në pjesën e kraharorit.
Me gjithë dukjen bukur, sigurisht që për të sjellë këtë imazh këngëtarja ka ‘vuajtur’ pak, pasi siç tregon ajo në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, i janë dashur 6 orë për ta realizuar.

“Kisha shumë vite që nuk prezantoja një këngë timen në festival. Nëse do të dilja me kostumin tim të zi klasik dhe me flokët e lëpira pas kokës, do ishte një prezantim i mirë, por nuk do të mbahet mend. Sigurisht, të gjithë e dinë që unë këndoj. Unë vija me një përgjegjësi të dyfishtë: Isha jo vetëm këngëtare por edhe kantautore, nuk mund të vendosja edhe për look-un tim. U lodha për body-painting un e natës së parë. Sepse ideja është shumë e bukur, por më janë dashur 6 orë në grim për të bërë një gjë të tillë. Dhe nuk mendoj që dikush para një kompeticioni të tillë duhet ta bëjë këtë. Është një gjë shumë e bukur, por me ethet e konkurimit ishte e lodhshme, 6 orë janë shumë. “ shprehet këngëtarja.
Komente

