Qëllohet me 6 plumba në hyrje të shtëpisë, humb jetën gazetari grek i kronikës, Karaivaz

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, ku gazetari grek i kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz, është vrarë në hyrje të shtëpisë së tij pasi u qëllua me 6 plumba nga persona ende të panjohur. Në bazë të të dhënave të policisë, në zonë janë gjetur të paktën 17 gëzhoja në tokë.

Sipas mediave greke, sapo gazetari ka dalë nga makina dhe i është drejtuar hyrjes së shtëpisë së tij, rreth orës 14:30, i janë afruar dy persona me motor, njeri prej të cilëve e qëlloi me armë me silenciator, nga një distancë shumë e afërt, duke e lënë të vdekur.

Mbetet e paqartë nëse autorët e krimit e ndoqën Karaivazin apo pritën që gazetari të mbërrinte në shtëpi. 2 bashkëpunëtorët e vrasjes së gazetarit, identiteti i të cilëve është ende i panjohur, janë larguar menjëherë nga vendi.

Karaivaz, ishte një ndër gazetarët më të njohur të kronikës në vend dhe ishte pjesë i një emisioni të përditshëm, në STAR TV. Ai gjithashtu drejtonte edhe faqen e internetit "bloko.gr" përmes së cilës raortonte mbi temat që trajtonte. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e çështjes.

Vrasja e gazetarit ka shkaktuar tronditje në Greqi, veçanërisht midis në mesin e gazetarëve, ku disa mendojnë se puna e tij dhe raportimi mbi krimin mund të ketë lidhje me vrasjen e tij brutale.

Kjo është hera e dytë që në vend vritet një gazetar.

Për herë të parë një ngjarje e tillë, ka ndodhur më 19 korrik të vitit 2010, ku gazetari Sokratis Gjolia është qëlluar me armë jashtë shtëpisë së tij, në orën 05:30 të mëngjesit, pas një lajmërimi të rrem se po i vidhnin makinën, në mënyrë që të dilte nga shtëpia dhe ta qëllonin.

37-vjeçari është qëlluar 16 herë nga një distancë e vogël.

Gazetari grek, Giorgos Karaivaz 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Vrasja e gazetarit në Greqi, Von der Leyen: Akt i neveritshëm! Evropa qëndron për liri dhe ajo e shtypit është më e shenjta

1581962588_ursula.jpg

“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak”, kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në reagimin e saj për ekzekutimin e gazetarit grek, George Karaivaz.

“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt. Shpresoj se kriminelët do të sillen para drejtësisë së shpejti”, shkroi Ursula von der Leyen.

Edhe nënkryetari i Komisionit dhe Komisioneri për Vlerat dhe Transparencën, Viera Jurova, kërkon drejtësi për vrasjen e George Karaivaz.

“Jam thellësisht i tronditur nga raportet se gazetari George Karaivaz u qëllua në Athinë. Mendimet e mia janë me familjen dhe kolegët e tij. Drejtësia duhet të bëhet dhe siguria e gazetarëve duhet të garantohet.”

Më herët, zëdhënësja e qeverisë, kanë bërë deklarata të forta në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të gazetarit.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve