6 probleme tuajat që mund t’i zgjidhë vetëm një banane

6 probleme tuajat që mund t’i zgjidhë vetëm një banane

Foto ilustruese

Mësojeni njëherë e mirë që lëkura e bananes nuk duhet hedhur. Ajo shërben për shumë gjëra. Të gjithë jemi mësuar që sapo e konsumojmë një banane e hedhim lëkurën. Por mos e bëni më. Më poshtë ju sjellim disa ide, se si një banane mund të zgjidhë disa nga problemet tuaja.

Maskë për rigjenerimin dhe shkëlqimin e flokëve

Përzieni një banane të pjekur, 1 avokado të qëruar dhe 2 lugë gjelle vaj kokosi. Lëreni përzierjen mbi flokë për 30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë përgjatë javëve në vazhdim.

Scrub për trupin

Bëni bashkë një banane të zbutur dhe 1- 2 lugë gjelle sheqer kaf. Masazhojeni mirë trupin me të para se sheqeri të nisë të tretet.

Zbutës këmbësh

Nëse keni irritim të shputave të këmbëve masazhojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes.

Shkëlqeni këpucët ose edhe mobiliet.

Mjafton të fërkoni lëkurën e bananes pas tyre dhe do të shikoni se si do të shkëlqejnë më pas.

Largoni njollat e bojërave të ujit nga lëkura.

Edhe për këtë gjë duhet të fërkosi pjesën e lëkurës që ju ëhstë bërë me bojëra uji dhe ngjyra do të largohet.

Përshpejtoni procesin e pjekes së frutave dhe perimeve.

Bananet lëshojnë një hormon të quajtur etilen, i cili mundëson pjekje të shpejtë të frutave dhe perimeve. Pra, nëse ju ndodh që të blini avokado të fortë, domate ose mango të pabërë mirë, thjesht vendosini në një qese letre me një banane të pjekur. Në 24 orë frutat do të jenë gati për t’u ngrënë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille