6 raste të reja me COVID, 7 të shëruar! Shëndetësia: Sot përqindja më e ulët e pozitivitetit, nëse keni ankth telefononi këtu

TIRANE-Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët fatmirësisht vetëm 6 kanë rezultuar të infektuar, 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67%.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë rregullat e fundjavës. "Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec. Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në fund Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik kishte edhe një apel për qytetarët që kanë ankthe.

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40".

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera                    10268
Raste pozitive                       856
Raste të shëruara                 627
Raste Aktive                         198
Humbje jete                           31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                   95
Krujë                     63
Shkodër               17
Kamëz                  9
Fier                       4
Kurbin                   3
Elbasan                 3             
Mirditë                   1
Berat                     1
Durrës                   1
Korçë                    1

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Panuklla: 09/05/2020 16:18

    Ore na sqaroni raportimet behen sipas Qarqeve, Bashkive apo ish rretheve se doni te beni pulatike edhe ne raportimet e rastece me covid.

    Përgjigju
  • Kasemi: 09/05/2020 11:29

    Besoj ata qe votojne Jo dhe Ende Herta te zondazhi nok banojne ne zonat e kuqe.Po po mori fund Tirana dhe Durrësi o te shkrete moret fund dhe ju te qyteteve te pensionistëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen