6 raste të reja me COVID, numri i të infektuarve nga marsi kalon mbi 1 mijë, 79% u shëruan (VIDEO)

TIRANE-Numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri që nga fillimi i muajit mars ka kaluar mbi një mijë. Sot janë shënuar 6 raste të reja duke e çuar numrin në total 1004, por fatmirësisht rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në 24 orët e fundit janë 6 raste të reja me COVID, 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.

Situata në spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë sipas ISHP-së janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Sipas ISHP-së kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. "Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit" tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale                         14659
Testime molekulare                 13333
Testime serologjike                  1326
Raste pozitive                          1004
Raste të shëruara                    795
Raste Aktive                            177
Humbje jete                              2 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë            59
Durrës           53
Krujë             27
Shkodër         12
Berat              10
Kamëz            9
Fier                 4
Elbasan          1
Mirditë            1
Korçë             1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Dy të infektuar në Shkodër, familjarë të një të rasti pozitiv të djeshëm

Dy rastet e reja në Shkodër gjatë 24 orët e fundit janë raste kontakti të një të infektuari të ri gjatë ditës së djeshme.

Ata janë familjarë të të prekurit, i zbuluar me COVID një ditë më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!