6 ushqime që duhet të shmangen para orës 10 të mëngjesit (FOTO)

6 ushqime që duhet të shmangen para orës 10 të mëngjesit (FOTO)

Foto ilustruese

Shkenca dhe mëngjesi shpesh janë kontradiktorë me njëri-tjetrin. 

Nga njëra anë, industria e ushqimit bëri që mëngjesi të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës.

Nga ana tjetër, një mëngjes cilësor mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të parandalojë depresionin. 

Më poshtë janë shqyrtuar se cilat ushqime duhet të shmangen para orës 10 të mëngjesit për të qëndruar të shëndetshëm.

1.Bukë me gjalp

Mëngjesi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një vakt pa yndyrë, por thelbi është gjetja e llojit të duhur të yndyrës për të ngrënë në mëngjes. 

Gjalpi përmban yndyrë që ju ndihmon të përpunoni vitamina, por ai përmban shumë yndyra të ngopura gjithashtu, të cilat mund të shkaktojnë dëme në zemrën tuaj, si dhe shtim në peshë.

Në vend të kësaj mund të përdorni gjalpë kikiriku.

Ky studim zbuloi se kikirikët dhe gjalpi i pastër i kikirikut mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më pak të uritur gjatë ditës sepse rrit prodhimin e peptidit YY, një hormon që rregullon urinë, duke e bërë atë një mëngjes të shkëlqyer.

2. Drithëra pa sheqer

Drithërat e mëngjesit janë një rast klasik i ndërlikuar. Megjithëse janë shumë praktike, drithërat më të preferuara të mëngjesit përmbajnë një sasi të madhe sheqeri që më vonë mund të bëhet yndyrë e barkut. 

Mund të hani drithëra të shëndetshme me fibra dhe pothuajse asnjë sheqer. 

Ulja e konsumit tuaj të sheqerit në mëngjes mund t'ju ndihmojë të shmangni atë ndjenjën e lodhur të mesnatës. 

3. Pancakes dhe waffles

Edhe pse lehtë për t’u marrë kur jeni në një nxitim, shumica e petullave të ngrira, ëaffles dhe cookies përmbajnë karbohidrate. 

Kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe, në varësi të dietës suaj, por karbohidratet mund t’ju bëjnë të ndjeheni të uritur gjatë ditës.

Ato gjithashtu përmbajnë pak ose fare fibra dhe shumë yndyrna që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Në vend të kësaj, mund t’i bëni ato në shtëpi.

4. Kos me pak yndyrë

Kosi pa yndyrë është bërë një alternativë e gjerë në dispozicion për mëngjes. 

Fatkeqësisht, shpesh përmban shumë sheqerna për të shtuar aromë dhe pak proteina. 

Studimet kanë treguar gjithashtu se kos me yndyrë të plotë ndihmon në humbjen e peshës. 

Konsumi i proteinave në mëngjes mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të uritur gjatë ditës, me të cilin kosin me yndyrë të plotë e mbushin. 

Në vend të kësaj: Zgjidhni një kos me yndyrë të plotë pa sheqer. 

5. Lëng frutash i shtrydhur

Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë po aq sheqer sa pijet energjike apo të gazuara.

Gjithashtu nuk përmban pothuajse asnjë fibër. 

Mungesa e përtypjes mund t'ju bëjë të ndiheni më të ngopur, për këtë është e rëndësishme të filloni përtypjen, mundësisht me fruta.

Në vend të kësaj: Hani fruta  për të aktivizuar sistemin tuaj të tretjes në mëngjes dhe për ta përgatitur atë për konsum më të lartë të kalorive në ushqimet e mëvonshme.

6. FODMAP

Mollët, hudhrat, dardhat, fasulet dhe pjeshkët përmbajnë të gjitha oligosakaridet e fermentueshme, disakaridet, monosakaridet, dhe pololet ose FODMAP. 

Ato janë karbohidrate për të cilat njerëzit janë të ndjeshëm, sepse janë më të vështira për tu tretur nga të tjerët, gjë që çon në fermentim në stomak dhe zorrë, pra kjo ndjenja e fryrjes. 

Ata nuk duhet të shmangen, por idealisht duhet të hahen më vonë në mëngjes pasi sistemi juaj tretës të jetë më aktiv. 

Në vend të kësaj: Hani sasi të vogla të këtyre ushqimeve në kombinim me një sasi të shëndetshme të yndyrës dhe proteinave për t'ju ndihmuar t’i tretni ato.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat