6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç...Shqipëria 25 të infektuar për 100 mijë banorë

TIRANË- 6 viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19 ! Është ky bilanci ditor i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%. Duke u ndalur në gjuhën e shifrave, Dr. Flutura Beqo, përfaqësuesja e Ministrisë bën me dije se për një javë vendi ynë ka 24.66 raste pozitive për 100 mijë banorë, një shifër e lartë që nëse do e përkthehej ndryshe tregon se shanset për hapjen e kufijve janë zero. Kjo sepse BE ka vendosur si kusht që kjo shifër, ajo që quhet incidenca duhet të jetë 16 për 100 mijë banorë.

"Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës", njofton Ministria, ndërkohë që grupmoshat më të prekura janë 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Në total janë kryer 474, nga ku kanë reluzuar pozitiv 101 raste teksa nuk e kanë fituar këtë betejë 6 persona, mes tyre mjeku pneumolog Anibal Byberi dhe një 28-vjeçar.

"Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra", bëjnë me dije burime zyrtare.

Teksa numri i rasteve të reja është shumë i lartë, e kundërta është i të shëruarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë që  aktualisht ne spitalet Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi"po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Apeli i ministrisë është mbajtja e maskës në vendet ku nuk mund të ruhet distancimi social.  

"I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit", përfundon Ministria.

COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)
Testime totale 42657
Raste pozitive 5620
Raste të shëruara 3031
Raste Aktive 2417
Humbje jete  172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë  1342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaqo: 03/08/2020 17:25

    Pse e ndaloj ministria te na informoj sa raste ka per dite ne cdo qarqe? Ka dy dite qe nuk na lajmeron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës