TIRANE- Hynte dhe dilte në shtëpinë e djalit të tezes, por një ditë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në muajin Prill të 2015 ku F. Mile 57 vjeç, ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën 9 vjeçe të djalit të tezes, teksa e kishte gënjyer se do i bënte makarona. Për këtë ngjarje, pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor F.Milen duke e dënuar atë për akuzën e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur e mbetur në tentativë” dhe “Vepra të Turpshme”, duke e dënuar fillimisht me 9 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim u ul në 6 vite burg.
Vetë i pandehuri Mile nuk e ka pranuar akuzën duke shtuar se ka qenë në shtëpinë e tyre, pasi M. e ka djalë teze dhe pasi ka ndenjur pak ka shkuar tek banesa e vajzës së tij V. Sipas tij, duke qenë se S. ka dashur të shkojë me të që të rrinte me fëmijët e V, ai e ka marrë me vete. Pasi ka ndenjur pak kohë tek banesa e vajzës së tij dhe do të kthente S. në banesën e saj, ka kaluar më parë nga banesa e tij, sepse kishte harruar kaloriferin ndezur dhe më pas ka çuar S. në banesën e saj.
Dëshmia e vajzës
Teksa vajza ka mbërritur në banesë e saj, Mile është larguar. E mitura S. pasi është kthyer ka shfaqur disa shenja, të cilat nuk i kishte shfaqur më parë, dukej e lënduar pasi e mbante kokën ulur dhe shfaqte shenja mërzie. Pasi është larguar F.Mile, e ëma e vajzës B. e ka pyetur vajzën se çfarë kishte. Në këtë moment S. i ka treguar se: “…F. donte të bënte gjëra turpi, se ai me hoqi mua pantallonat dhe mbathjet, por unë fillova të qaja dhe ai nuk bëri gjë…”. Pas kësaj me tha: “…Të lutem mos i trego babit…”. E ëma B është tronditur dhe është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë, se bashku me vajzën e saj.
E gënjeu me makarona
Ka qenë i pandehuri që ka dashur ta merrte tek banesa e vajzës së tij dhe familjarët e saj e kanë lënë, pasi ai vinte shpesh tek shtëpia e tyre. Kanë shkuar të dy në këmbë deri tek shtëpia e M., ku S. nuk kishte qenë ndonjëherë dhe ka luajtur me fëmijët e saj jashtë, tek oborri, pasi në banesë kishte shumë njerëz. Aty ajo ka parë se i pandehuri ka pirë birra dhe raki me një shtetas që ajo nuk e njeh. Kur janë nisur për të ikur, i pandehuri i ka thënë se do tí bënte makarona dhe e ka çuar tek shtëpia e tij, ku ajo kishte qenë edhe një herë tjetër me prindërit e saj dhe motrën. Aty ai e ka çuar tek dhoma e gjumit sipas saj që ishte afër kuzhinës dhe e ka ulur në një divan të madh, ku kishte jastëk dhe batanije. Ai nuk i ka thënë asnjë fjalë por i ka ulur pantallona.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com