‘6 vite burg janë të tuat’/ Fjolla Morina publikon bisedat private me Fisnik Sylen: Armën ma futi ai në çantë! Duhet të më ndihmoni, një nënë të fëmijëve

‘6 vite burg janë të tuat’/ Fjolla Morina publikon bisedat private me Fisnik Sylen: Armën ma futi ai në çantë! Duhet të më ndihmoni, një nënë të fëmijëve

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

KOSOVË- Në një kohë kur në media ditën e fundit është përfolur për një bashkim me ish bashkëshortin e saj, Fisnik Syla, ditën e sotme, Fjolla Morina ka habitur të gjithë me anë të një postimi. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të Fisnik Sulës, duke thënë se arma që iu kap asaj në doganën e Kukësit, është pikërisht e tij, e ndërsa ka treguar edhe disa episode të tjera ku tregon se është në një moment të vështirë. Madje ka kërkuar edhe ndihmë.

“Përshëndetje. Desha të ju tregoj diçka që ka ndodhur në jetën time. Jam shumë femër e fortë. Nuk ka ma e fortë se kur përballesh me plehra, legenë, me femra që shiten për pare dhe me drogë.

Ka 3 vite që kam heq nga kjo situatë nuk kam rrëfyer asnjëherë as nëpër televizione. Kam vendosur ta them në live se askujt nuk i besohet. Janë të gjithë njerëzit e shitur, a e di pse janë se droga i blen të gjitha, por jo mua. Nënën e një fëmijës. Do të ju tregoj diçka të vërtetë dhe shumë reale që nuk e kam thënë në jetën time. E kam mbajtur gjithmonë, se kam menduar se do të kryhet do të kalojë kjo procedurë, por nuk po kryhet. Arsyen dua të ua tregoj.

Alltia në Kukës kur më është gjetur nuk është e imja, ka qenë e Fisnik Sylës. Ka pasur një muaj ditë kur është njoftuar me mua. As një muaj kur më është lutur natën të udhëtojmë, kemi udhëtuar e ka futur në çantën time alltinë. Interesat e caktuara me personat në Shqipëri e kanë bërë këtë grackë. Alayah është bërë me një person që nuk ka dashur që të lind Alayah. Nuk është vetëm një person, ka shumë persona që Fjolla Morinës i kanë bërë shumë keq në karrierë. Karriera nuk vlen, fëmija për mua vlen. Lidhjet e dështuara që kanë ardhur në jetën time për shkatërrimin.

Para shumë viteve kam qenë dëshmitare e Enver Sekiraçës ku pesë persona të policisë kanë vënë bomba te lokali i Enver Sekiraçës. Ata pesë persona më kanë marrë më kanë dërguar në mal.

Rasti është në Eulex. Dua të ju tregoj çfarë ka heq Fjolla prej këtyre hienave, shumë e keni gjykuar paragjykuar. Kam qenë e kërcënuar derisa edhe burgun kur e kam bërë midis Lipjanit më kanë vënë helm. Kam qenë duke vdekur. Hera e fundit kur ka ndodhur helmi tash më ka vënë ky Ildi Qamo është diku në burg në Itali dhe ka ikur para tre muajve. Ky person është i lidhur me persona që kanë të bëjnë me komandantë në burg pesë veta, janë bërë bashkë. Kanë dashur të ma qesin fëmijën nga sistemi. Kam qenë tre muaj në lidhje me të, më ka vënë helm dhe ka dashur që të vdes.

Thjesht dua të mbroj fëmijën tim, punën time, jo karrierën. Por fëmija im është më i rëndësishëm se gjithçka. Ky njeriu gjendet në burg, tre muaj ditë kam qenë as e vdekur as e gjallë. Është shumë i rrezikshëm. Kjo quhet vrasje në heshtje. Një kur më kanë ndodhur brenda në burg kur ma kanë vënë helmin e dyta herë këtu. Njerëzit duhet ta dini që e vërteta dhe realiteti duhet të dalin. Një duhet të kapet Fisnik Syla dhe të tjerët me radhë. Fëmija im nuk mund t’i tejkaloj se mbet me trauma. Veç shpirti im e di çfarë kam heq. Këta e kanë dashur shkatërrimin tim, jetës time. Këtu nuk ka shtet, këtu janë njerëzit të gjithë të blerë. Këta njerëz duhet të marrin dënimin e merituar.

Duhet të më ndihmoni, një nënë të fëmijëve. Të marrin vesh e gjithë popullata çfarë kanë bërë me mua. Nesër protestë në shesh bashkë me fëmijën tim do të jem”, shkruan Fjolla Morina.

Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator. 

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.E ndërsa tani më ajo ka ndryshuar qëndrim.

 

34/7
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë