Sot shënohet 6 -vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se për nder të kolosit të letrave shqipe, këtë vit Tiranës i shtohet dhe Muzeu “Dritëro Agolli”.

“DRITËROI i paharruar! 
6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Dritëro Agollin! 
Shkrimtar, gazetar, politikan e publicist, i cili ka lënë një trashëgimi të madhe letrare për vendin.  
I lumtur që këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritëro Agolli”, si një kujtesë dhe trashëgimi e indentitetit të qytetit”, nënvizon Veliaj.