600 mijë refugjatë në Shqipëri? Majko-BE-së: S'e duam 'ftesën' e negociatave, me kushtin e kampeve!

600 mijë refugjatë në Shqipëri? Majko-BE-së: S'e duam 'ftesën' e negociatave, me kushtin e kampeve!

Ministri Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar pas lajmeve se Shqipëria po përgatitet për të pritur 600 mijë refugjatë. Ministri Majko thekson se këto lajme janë përtej çdo gatishmërie e imagjinate për një prej kombeve më te vjetër të Evropës, siç janë shqiptarët.

Ai është treguar i ashpër ndaj BE-së, teksa ju ka kërkuar politikanëve evropianë të mos e nisin fare ftesën e negociatave me kushtin e pranimit të ndërtimit të kampeve të refugjatëve. 

Në një postim në ‘Facebook, Majko deklaron se mediat nuk duhet të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë çfarë ofron për të huajt.

600 MIJE…PYETJE. Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët. Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt.

Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për "ruajtjen e territorit" i cili nuk është njerëzor. Krijimi i "antinjeriut" vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota…

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit. Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët. Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve.

Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Cdo familje shqiptare ka migrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.

Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një "epruvetë" ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me "eksperimente" të tilla. Grumbullimimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.

Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë "humor" nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën" për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë" më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë. Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… "Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!

Ministri Pandeli Majko


(Statusi i ministrit Pandeli Majko)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 21/06/2018 16:36

    100 mije here me mire si jemi pa EuroP e pa negociata, se sa vend i asimiluar nga barbaret. Te hapim syte e mendjen te ndertojm kombin tone, qe dhe te huajt e cdo kombesie te hyje me viza te ne.. SHQIPERIA KA CDO RESURS DHE CDO GJE TE MIRE TE KESAJ BOTE, THJESHT DUHET TE HAPIM SYTE DHE TE DREJTOHEMI NGA POLITIKA TE DREJTA.

    Përgjigju
  • Anton: 21/06/2018 04:49

    Nuk na e ka fajin Europa me kete rast,por na e kane prostitutat e politikes shqiptare,qe shesin edhe femijet e tyre per leke

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/06/2018 23:06

    Oj evrop oj ku...e vjeternga Shqiptarët q’don ti tjeter...???

    Përgjigju
  • NONA: 20/06/2018 19:49

    LARG O KRYEMINISTER NGA KETO VENDIME LERINI TE QETE SE BOLL KA VUAJTUR KY POPULL NUK I DUAM NEGOCIATAT ME KOSTO .

    Përgjigju
  • akrepi: 20/06/2018 19:00

    CILET JANE ATA QE LUAJNE ME EGZISTENCEN E POPULLIT SHQIPTAR ? KUJT VALLE I INTERESON ASIMILIMI I KETIJ POPULLI ? I BIJE QE NE CDO 3 BANORE NJERI TE JETE SIRIAN OSE LIBIAN dhe mbas 50 vitesh 40% shqipetare dhe 60 % te erdhur.PRA SHKATERRIM I PLANIFIKUAR I NJE KOMBI NGA E ASHTUQUAJTURA EUROPE E BASHKUAR ! NUK KEMI NEVOJE TE HYJME ME KETO KUSHTE NE EUROPEN E CILA VAZHDIMISHT NE SHEKUJ NA KA BERE GROPEN ! LARG DUART NGA SHQIPERIA DHE SHQIPETARET.NDOSHTA PRANIMI I KETIJ PROPOZIMI DO TE JETE BASHKIMI I SHQIPETAREVE DHE FILLIMI I LUFTES SE RE BOTERORE !

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/06/2018 17:12

    Europa ka koloni të saja në të gjithë rruzullin. Atje në to le të ndërtojë kampe sa të dojë dhe si të dojë. LARG duart nga Shqipëria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK