61-vjeçari ra nga kati i dytë i QSUT! Flet nëna e tij: Erdhi për mua dhe po vuan vet! S'ka probleme shëndetësore

Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima, ra sot nga kati i dytë i QSUT, pasi kishte shkuar me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor.

Por, teksa 61- vjeçari kishte dal në dritaren e katit të dytë për të pirë cigare, ka rënë prej atje. 

Në një intervistë për Report Tv, nëna e 61 vjeçarit, tregoi se e panë kur ra nga dritarja e katiti të dyrtë të spitalit dhe shkuan për ti dhënë ndihmën e parë.

"Ai shkoi për të marr një letër për të firmosur, se e kam pas në orën 12 me vënë një koronare dhe kur e kam parë djalin që ra poshtë, s'di gjë tjetër më. Isha aty dhe e pash ra si parashutë dhe kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e shpejtë me gjithë vajzën time. Mjekët thonë se është mirë, po s'kemi shkuar që ta shohim ende, e kanë futur në operim. Po rridhte shumë gjak dhe ka marr plagë në kokë, po edhe ndonjë thyerje krahu. Nuk e di si nuk më la zemra, sepse erdhi për mua dhe po heq keq për veten e vet. Nuk e pamë se çfarë ishte duke bërë dhe se di pse ka rënë, dhe vetëm kur e pamë po i thërrisja, Luan", tha ajo. 

Nëna e 61- vjeçarit tha se i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk vuante nga tensioni.

"Jo ishte mirë, kishte ardhur për mua, por se si ishte puna nuk di gjë unë", tha ajo..


Lajmi kryesor:

Kishte të ëmën në spital, 61-vjeçari bie nga kati i dytë i QSUT! U rrëzua nga dritarja teksa pinte cigare, përfundon të Trauma


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje

Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje