Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 631 raste të reja me koronavirus nga 3700 testime të kryera.
Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Më konkretisht, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.
Sakaq, në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 167 pacientë, nga të cilët 14 në gjendje më të rënduar.
Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në të gjithë vendin aktualisht janë 7,827 raste aktive me COVID.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 580 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket rasteve të reja, u regjistruan në këto bashki; 293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Statistika (5 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 631
Të shëruar në 24 orë 580
Të shtruar në spitale 167
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3700
Testime totale 1,322,841
Raste pozitive 187,994
Raste të shëruara 177,219
Raste Aktive 7,827
Humbje jete 2,948
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4110
Fier 822
Durrës 475
Shkodër 474
Vlorë 422
Gjirokastër 362
Elbasan 345
Berat 249
Korçë 210
Lezhë 163
Kukës 115
Dibër 80