TIRANË- Kurba e infektimeve në vendin tonë ka mbetur në nivele të qëndrueshme, me ulje ngritje të vogla. Sot, janë konfirmuar 64 qytetarë të infektuar me COVID, nga 82 raste që u regjistruan një ditë më parë. Fatmirësisht, as sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e këtij virusi.
Në total në vendin tonë janë 503 persona aktivë me COVID, teksa gjendja paraqitet e qëndrueshme në spital.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar
Ministria përsërit apelin për t’u vaksinuar.
"Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes", thuhet në njoftim.
Statistika (02 Prill 2022)
Raste të reja ditore 64
Të shëruar në 24 orë 41
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,227
Testime totale 1,779,844
Raste pozitive 273,823
Raste të shëruara 269,828
Raste Aktive 503
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 253
Vlorë 62
Fier 64
Gjirokastër 32
Durrës 21
Elbasan 19
Berat 12
Shkodër 12
Korçë 10
Kukës 8
Lezhë 6
Dibër 4