TIRANË- Kjo e mërkurë ka sjellë një ulje të lehtë të rasteve të ditore, ku janë regjistruar 69 qytetarë të infektuar me COVID. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 986 testeve të kryera, teksa për fat të mirë prej ditësh nuk ka asnjë humbje jete.
Tirana vijon të jetë vatra më e madhe, për t'u ndjekur nga Divjaka dhe Vlorë.
"Janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sa i përket situatës në spitale, të shtruar janë 13 pacientë nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar për jetën. Ministria përsërit apelin për t'u vaksinuar.
"Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes", përfundon njoftimi.
Statistika (31 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 986
Testime totale 1,777,766
Raste pozitive 273,677
Raste të shëruara 269,716
Raste Aktive 469
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 239
Vlorë 61
Fier 51
Gjirokastër 34
Durrës 18
Elbasan 17
Berat 14
Shkodër 12
Kukës 10
Korçë 7
Dibër 3
Lezhë 3