Shtatë humbje jete dhe 194 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, në një kohë kur po përjetojnë një valë të re të pandemisë dhe kjo për shkak të shfaqjes së varianti delta, forma më agresive e virusit.
Në spitalin COVID janë të shtruar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësore 172 pacientë, prej të cilëve 29 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki: 107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Statistika (15 Nëntor 2021)
- Raste të reja ditore 194
- Të shëruar në 24 orë 190
- Të shtruar në spitale 172
- Humbje jete në 24 orë 7
- Testime ditore 2587
- Testime totale 1,352,267
- Raste pozitive 193,269
- Raste të shëruara 181,839
- Raste Aktive 8,433
- Humbje jete 2,997
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 4449
- Fier 853
- Gjirokastër 494
- Durrës 472
- Shkodër 438
- Vlorë 404
- Berat 404
- Elbasan 353
- Korçë 237
- Lezhë 180
- Dibër 77
- Kukës 72
Komente

