Një prej datave të rëndësishme në historinë e edukimit është 7 marsi. Një kujtesë për kontributin e çmuar të të gjithë mësuesve për dijen dhe zhvillimin. Kjo ditë mbart me vete kujtime, emocione dhe ndikimin ndër breza të të gjithë atyre që i kanë shërbyer dijes. Tre mësuese me kontribut disa vjeçar në shkollat e kryeqytetit ndanë eksperiencën e tyre të mësimdhënies dhe marrëdhënien me nxënësit.
Mësuesit janë parë gjithnjë si modele frymëzimi dhe ndikues të mëvonshëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Mësimdhënia është një mision dhe për mësueset e panelit tonë ka qenë edhe trashëgimi familjare. Në shumicën e rasteve ndodh që vendimi për ta zgjedhur këtë profesion vjen edhe nga modeli i njëjtë që të kanë përcjellë edhe prindërit.
Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar në lidhje me marrëdhënien e mësuesve me nxënësit, por njëherësh edhe me metodat sesi bëhet një orë mësimi. Teknologjia ka ndikuar mënyrën sesi ndërtohet sot një marrëdhënie mësues-nxënës.
Ajo që mbetet e pandryshuar është dashuria, pasioni dhe përkushtimi që të dyja palët ndajnë për këtë proces. Të studiosh nuk është vetëm të marrësh dijen në minutat kur qëndron në shkollë, ndikimi dhe fuqia e një mësuesi që di të jetë shumëçka përtej të qenit përcjellës i dijes është e tillë që ndryshon histori kombesh dhe brezash.
“Kuptimi i jetës është të gjesh dhuntinë tënde, qëllimi i jetës është ta ndash atë me të tjerët”. – thotë Pablo Picasso. Ndaj mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por një mision.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.4%
-
Jo
29%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 1401
Lajme të tjera
-
Esencë/ Gati për trupin e plazhit? Instruktori: Femrat në Shqipëri e kanë fizikun më të bukur se meshkujt
7 Qershor, 07:45
-
'Moda e Mentorëve'? KUJDES! Nga një mentor i gabuar mund të humbisni veten
1 Qershor, 07:13
-
Hoqën dorë nga fama, ekrani apo skena? Personazhet që kanë ndryshuar profesionet e tyre
31 Maj, 11:48
-
Talent, aftësi, pasione fëmijërie apo “fëmijë gjeni”! Psikoterapisti zbulon në 'Esencë' karakteristikat që duhet të vënë re prindërit
25 Maj, 07:10
-
Grupi ‘Djemtë e Detit’ mungesa e Gentian Demaliaj lë pas shumë mall e krenari! Gruaja në ‘Esencë’: Ishte njeri i rrallë
20 Maj, 10:05
-
Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë njerëzit, Haxhiymeri në Report Tv: Shumë profesione rrezikojnë të zhduken
18 Maj, 07:10
-
Debat në 'Esencë': Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?
11 Prill, 20:42
-
Rikthimi i personazheve të njohur në ‘Esencë’! Madona Shqiptare: Së shpejti një koncert recital!
5 Prill, 22:22
-
‘Nuk është turp të jesh i varfër’, rrëfime në 'Esencë' nga jeta e Eduart Ndocaj, Egzona Ademi e Tony J Selimi
4 Prill, 21:38
-
Cilat ishin amanetet e poetit të madh kombëtar, e bija e Lasgush Poradecit rrëfehet në ‘Esencë’: Për babanë u hesht 50 vjet
31 Mars, 20:31
-
Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim
30 Mars, 13:30
-
Marrëdhëniet e dashurisë në kohët e sotme, këngëtarja, Xhesika Polo në ‘Esencë’: Nuk bëj kompromis mbi lirinë time me asnjë partner
29 Mars, 08:00