Biznesmeni kontravers Francesco Bechetti ka humbur një tjetër gjyq me qeverinë shqiptare. Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris që e ka dënuar kompaninë “Hidro SRL” me 7 milion € të cilat duhet t'ja paguajë shtetit shqiptar për moszbatimin e kontratës në ndërtimin e hidrocentralin të Kalivaçit.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris i jep fund pretendimeve të biznesmenit italian Francesco Becchetti ndaj qeverisë shqiptare, përmes të cilave ai shpresonte të fitonte miliona euro kompesim.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris që penalizon Francesco Becchettin

Sipas vendimit të kësaj gjykate avokatët e Francesco Becchetti e përqëndruan mbrojtjen e tyre duke akuzuar shtetin shqiptar për parregullsi në dhe prishje kontrate me kompaninë “Hidro SRL”.

Po ashtu ata i thanë gjykatës se kompania e Becchettit u gjet në vështirësi financiare pasi dy partnerët kryesor ENEL në Itali dhe Deutche Bank në Londër u larguan nga ky projekt. Avokatët e Becchettit i kërkonin 137 milionë € shtetit shqiptar dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Koncesioni për ndërtimin e hidrocentalit me fuqi 100 megavat u dha që në vitin 1998 nga qeveria e atëhershme tek kompania e zotëruar nga biznesmeni italian. Por vepra nuk u ndërtua asnjëherë, derisa në maj të vitit të kaluar qeveria shqiptare vendosi ta prishë në mënyrë të një anshme kontratën.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris që penalizon Francesco Becchettin