Fundi i një kthese në aksin rrugor nga Elbasani në drejtim të qytetit të Librazhdit mund të jetë fatal për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin këtë segment, pasi lëvizet vetëm në një korsi për shkak të dëmtimit që pësoi rruga gjatë dimrit nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin.
Pjesa e argjinaturës mbrojtëse të rrugës me një distancë rreth 100 metra u dëmtua nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin në ditët e para të muajit Janar të këtij viti, ndërsa nuk është ndërhyrë edhe pas 7 muajsh.
Kjo ka bërë që në afërsi të nënkalimit Xibrakë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me shumë kujdes, pasi nga shpejtësia mund të përfundojnë në Shkumbin ose të përplasen.
Deri tani autoritetet përgjegjëse janë mjaftuar vetëm me vendosjen e bordurave mbrojtëse dhe sinjalistikës, ndërsa pak javë na ndajnë nga stina e vjeshtës dhe rikthimi i shirave që mund të gërryejë edhe më shumë argjinaturën duke rrezikuar seriozisht edhe korsinë tjetër të këtij aksi.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com