7 parashikime kontradiktore për rënien ekonomike në Shqipëri, BERZH ‘shikon’ më zi

Si të gjitha ekonomitë e botës edhe ajo e Shqipërisë është lëkundur nga pandemia COVID-19. Karantina e muajve mars-maj shkaktoi një rënie ekonomike 10.2%.

Që nga muaji i parë i karantinës institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase kanë dalë në shifra të ndryshme muaj pas muaj sa i takon recesionin që po përfshin vendin. Deri më tani parashikimi më i zymtë është i BERZH, i cili pret që ekonomia e Shqipërisë të tkurret me 9% këtë vit, dhe të rikuperohet me 4.5% në vitin që vjen.

Pas BERZH, renditet Banka Botërore që parashikon recesion 8.4%, të ndikuar nga ulja e konsumit, eksporteve dhe e turizmit. Për vitin e ardhshëm Banka Botërore pret një rritje ekonomike në vetëm 5%, por edhe kjo vetëm nëse pandemia do të mbyllet brenda këtij viti. Është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që vjen më pas për reduktim të ekonomisë me 7.5%, nga 5% që priste në fillim të pandemisë, ndërsa për 2021 pret rritje të saj me 6.1%. 

Ndërkohë vlerësimi më i fundit është nga Instituti i Vjenës që thotë se ekonomia e Shqipërisë bjerë me 6.4% nga 5% që priste në maji 2020, dhe pret një rimëkëmbe ekonomike në vitin e ardhshëm me 4.6%. Ndërsa institucionet në  vend janë më optimiste. Edhe pse INSTAT raportoi për rënie të lartë në tremujorin e dytë, sipas Ministrisë së Financave viti do të mbyllet me recesion 6.1%, ndërsa Banka e Shqipërisë thotë 5.5 deri në 6%.

Nga ana tjetër opozita flet me tone më të ashpra, teksa thotë se mosmarrja e masave në kohë do të sjell një shkatërrim të ekonomisë.  Tre pikat ku bashkohen të gjitha parashikimet përveç opozitës janë rindërtimi, rimëkëmbja dhe turizmi.

Të gjithë institucionet vendase dhe të huaja thonë se goditja më e fortë ekonomisë po i vjen nga mungesa e turistëve dhe lidhjet tregtare me vendet e dëmtuara nga pandemia. Po ashtu ata presin të gjithë se konsumi dhe rindërtimi do të jenë faktorët kryesor që do të ndikojnë në rigjallërimin e ekonomisë, edhe pse jetëgjatësia e pandemisë mbetet kërcënim.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion