TIRANË- 90 pacientë do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve të shtruar në spitalin COVID duke luftuar me këtë virus, i cili për fat të keq nuk ka kursyer askënd. 10 persona janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa për 708 qytetarë kjo festë nuk do të jetë si vitet e tjera. Ato kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të kryera dhe këtë natë do duhet ta festojnë larg njerëzve të tyre të afërt, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato. Ky bilanc vjen si rezultat i 4485 testimeve.
Fatkeqësisht dy persona nuk kanë mundur që ta fitojnë këtë betejë. Bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Ndërkohë në total në vendin tonë janë 6249 pacientë aktivë me COVID19.Ministria e shëndetësisë bën apel për vaksinimin, si e vetmja formë për t’u mbrojtur nga ky virus.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë”, thuhet në njoftim.
Statistika (31 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 708
Të shëruar në 24 orë 293
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4485
Testime totale 1,483,121
Raste pozitive 210,224
Raste të shëruara 200,758
Raste Aktive 6,249
Humbje jete 3,217
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2965
Fier 689
Durrës 538
Shkodër 403
Elbasan 388
Vlorë 380
Berat 229
Lezhë 184
Gjirokastër 168
Korçë 138
Dibër 91
Kukës 76