72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë

Gjatë vitit 2020, 72 zyrtarë të niveleve të ndryshme, përfshirë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë, janë kallëzuar në SPAK dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë dhe për pastrim parash. Dosjet janë referuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pas kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të një pjesë të zyrtarëve të lartë. Rastet në fjalë të fshehjes së pasurisë janë referuar edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Policisë së Shteti. Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2010.

Krahas kallëzimeve në Prokurori, gjatë vitit 2020, institucioni i kontrollit të pasurive ka gjobitur edhe 30 zyrtarë, të cilët kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë. Që nga viti 2014 deri në fund të vitit 2020, janë gjobitur 1 759 zyrtarë për refuzim për deklarimin e pasurisë dhe konflikt interesi. Po thuajse të gjitha gjobat janë konfirmuar edhe nga gjykata. Ndërkaq, gjatë gjashtë viteve të fundit, janë kallëzuar në prokurori mbi 500 zyrtarë për fshehje pasurie, mashtrim dhe pastrim parash. Në këtë listë të gjatë, përfshihen ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryetar bashkish, ambasadorë, doganierë, drejtorë të rëndësishëm etj.

Ndërkaq, nga ana tjetër, nuk ka bilanc nga prokuroria dhe gjykata, për ndëshkimin e këtyre zyrtarëve të denoncuar për pasuri të paligjshme dhe as konfiskim të pasurive të tyre. Numri i dënimeve i pushtetarëve që fshehin pasurinë, gjatë 6 viteve të fundit, numërohen me gishtat e dorës. 90 % e këtyre dosjeve janë mbyllur në mënyrë të dyshimtë pa shkuar në gjykatë, ndërsa pjesa tjetër endet nëpër kthinat dhe lojën e procedurave. Ditët e fundit SPAK dha një mesazh për ndryshimin e kësaj historie mosndëshkimi, pasi bllokoi pasurinë e tre ish-gjyqtarëve të nivelit të lartë, të kallëzuar për mosjustifikim pasurie.

Goditja e zyrtarëve të lartë, përmes bllokimit të pasurive, konsiderohet si arma më e fortë dhe efikase në luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, Brukseli ka kërkuar prej dy vitesh ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme’, si një kusht që Shqipëria të avancojë me shpejt në rrugën e integrimit në BE.

Raporti i ILDKPKI

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 01/05/2021 18:02

    Personat e pare qe duhet te denohet nga SPAK jane like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine. Kur te denohen keta atehere mund te themi qe ka filluar te goditen politikan ne Shqiperi . Pa kete denim nuk ka ecje perpara Shqiperia

    Përgjigju
  • Nasi: 01/05/2021 18:01

    Me termin zyrtar i larte, ne kuptim te punes se SPAK, jane Presidenti, Kryeministri, Ministrat, Deputetet, drejtues te tjere te organeve shteterore qendrore e vendore. Gjobat e ILDKP jo domosdoshmerisht lidhen me fshehje pasurie. Ajo qe shprehet ketu se jane gjobitur ky e ai por SPAK ska bere ndonje gje, nuk ka sens. Kur SPAK do te kete kurajen te hetoje korrupsionin e ish kryeministrave dhe ministrave dhe ato qe jame aktualisht, atehere po, do themi se i meritojne 2500 euro rroge ne muaj. Jo me larg se dje u publikuan fakte se si qeveria qendrore dhe lokale ndane 40 milione euro ne prag te zgjedhjeve. Ose, skandali te dhenave personale, apo i bandave qe partite kishin dhe kane nga pas. SPAK si krijese e ligjit e beri punen e tij. Shkaterroi krimet e renda dhe herimet qe ato kishin, dhe i dhe nje mundesi qeverise ne pushtet te bente prokurorine e saj speciale. Se gjasme prokuroret e SPAK jane me magjistrature, pervec kreut te saj, kuptohet cmenduri shqiptare. Dhe kane studiuar se sa serioze eshte kur Gjykata Evropiane per te drejtat e njeriut merr vendime si ai ndaj Shqiperise. Eshte turp dhe e peshtire per kedo qe i thote vetes jurist e jo me prokuror, qe as qe levizin fare para skandaleve te tille qe.ne boten perendimore do ti kishin zili!

    Përgjigju
  • Like: 01/05/2021 16:44

    Personat e pare qe duhet te denohet nga SPAK SPAK jane like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine. Kur te denohen keta atehere mund te themi qe ka filluar te goditen politikan ne Shqiperi. Pa kete denim nyk ka ecje perpara Shqiperia

    Përgjigju
  • Papagalli: 01/05/2021 16:40

    Beni gam gam dhe ham ham por te gjithe te korruptuarit me dyqane resorte dhe hotele jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit