75% e peshqve në ujërat e ëmbla
kërcënohen nga ndërtimi i HEC-eve
Rreth 75% e peshqve në ujërat e ëmbla të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-eve të vogla përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë.
Rreth 75% e peshqve në ujërat e ëmbla të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-eve të vogla përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë.
Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, kompania Macdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme. Në krahasim me Europën Qendrore dhe atë Perëndimore, vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacenuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm.
Sipas vlerësimit të IUCN, peshqit e ujërave të ëmbla janë grupi më i kërcënuar në Europë.
Për shkak të një numri të madh HEC-esh që janë planifikuar të ndërtohen në lumenjtë e Ballkanit (shumica e të cilave në Shqipëri), kjo përbën një pikë të nxehtë rreziku për biodiversitetin. Studimi thotë se 75% e peshqve në ujërat e ëmbla janë të kërcënuar prej ndërtimit të HEC-eve.
Më tej studimi referon se fauna e ujërave të ëmbla të Ballkanit, sidomos në Shqipëri ka vlerësime të dobëta. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se duhen kërkime dhe sondazhe gjithëpërfshirëse për peshqit e ujërave të ëmbla dhe reflektim të situatës përpara planifikimit të HEC-eve të reja.
Studimi ka për referenca të dhëna globale për faunën shqiptare pasi të dhënat lokale mungojnë.
Në të gjithë lumenjtë e Ballkanit janë planifikuar për t’u ndërtuar 445 HEC-e, nga të cilat 57 janë mbi 10 mega, prej të cilëve 152 HEC-e ose 34% e tyre planifikohen të ndërtohen në lumenjtë e tjerë të Shqipërisë.
Studimi thotë se disa nga këto HEC-e janë planifikuar të ndërtohen në zona të mbrojtura. Katër HEC-e po ndërtohen në lumin e Valbonës dhe janë vlerësuar me ndikimin negativ në mjedis.Monitor
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56