TIRANE- Sot 75 vite nga çlirimi i vendit, shqiptarët përkujtojnë ditën e shënuar mes dhimbjes dhe lotëve për viktimat e tërmetit që la pas mëngjesi i 26 shtatorit. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bashkuar në ceremoninë për homazhet në nder të kësaj dite tek Varrezët e Dëshmorëve.
Ashtu si në 107 vjetorin e Pavarësisë, edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t'i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Sot është Festa e Çlirimit të Shqipërisë, por u shndërrua në një ditë tragjike nga pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.
Ambasada e SHBA-së zgjedhi vargje frymëzuese të poetit të madh shqiptar, Andon Zako Çajupit, për të uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar.
Postimi i ambasadës së SHBA
Është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 75 vjetori i çlirimit të vendit. Në ceremoni morën pjesë Kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar Dritan Leli, Prefekti i Vlores dhe deputetë të Qarkut të Vlorës.
“Ajo që parapriu festimet e 75 vjetorit ishte një nga ngjarjet e rënda që do të kujtohet gjatë. Në respekt të tyre ne kemi anuluar të gjitha aktivitetet e mëdha që ishin programuar. Edhe sot ceremonia ishte e thjeshtë vetëm për respekt për ato që dhanë jetën për themelet e këtij kombi. Mbi të gjitha atë që dua të përshëndes sot është solidaritetin i jashtë zakonshëm i qytetarëve të Vlorës me tragjedinë e madhe të ndodhur. Përulem me respekt përballë çdo qytetari”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit.
Pas ceremonisë, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.
Presidenti foli për situatën aktuale të pasojave të tërmetit, ku u shpreh se kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi.
Meta tha se sot shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja.
Përveç nderimit të viktimave, Meta e quajti sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar tek Varrezët e Dëshmorëve. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.
Foto e postuar nga Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Përmes një fotoje ku shfaqet flamuri ynë kombëtar që ngrihet mbi rrënojat e tërmetit, Veliaj shkruan se do ngrihemi sërish më të vendosur se kurrë.
"29 Nëntor, Dita e Çlirimit! Do ngrihemi sërish, më të vendosur se kurrë! Rroftë Shqipëria!", shkruan Veliaj.
Komente


Ra ky morrt dhe u pame (Kadare)
Përgjigju