Me rastin e jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashist, Bashkia e Tiranës ka nderuar sot organizatat dhe disa nga veteranët e luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesve, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre.
“Më vjen mirë që çdo hallkë e qeverisë tonë, duke filluar nga kryeministri, qeveria, parlamenti, të gjitha bashkitë, komunat tona, të gjitha këshillat bashkiakë, autoritetet vendore dhe qendrore janë mobilizuar që ky 75 vjetor të jetë një tur kujtese nëpër Shqipëri. Jam i nderuar që sot në emër të Këshillit Bashkiak, të qytetarëve të Tiranës, ne do të nderojmë disa organizata dhe disa personalitete”, tha Veliaj.
Në emër të Bashkisë së Tiranës ai i dha titullin “Simbol i qytetit” katër organizatave të veteranëve të LANÇ dhe më konkretisht Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, Organizatës së veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Luftës dhe Organizatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ.
Gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës i dha titullin “Mirënjohje e qytetit” edhe disa nga familjeve të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, veteranë që vijojnë të mbajnë gjallë atë përpjekje ekzistenciale të popullit shqiptar, si dhe figura të tjera që kanë kontribuar për të përcjellë këtë luftë te brezat e rinj. Me këtë titull u nderuan Gjergji Velo, Gjergj Frashëri, shkrimtari Nasho Jorgaqi, Ilir Shkëmbi, Hamdi Mëzezi, Osman Hysa, Dalan Buxheli, Ziqiri Mero, Rustem Peçi, Odhise Porodini, Faik Aliaj, Sevo Tarifa, Servet Agalliu, Hamit Myftari, Mesaret Ymeraj Karagjozi, Mynevere Shuteriqi, Përparime Abazi (Grabocka) dhe Naxhi Zhupa.
Lajmi kryesor: