754 kilometra me biçikletë për 5 ditë, nis 'Turi i 80 Çiklistik i Shqipërisë'! Garuesi grek: Këtu ndihem si në shtëpinë time

Ka nisur këtë të hënë nga Tirana ‘Turi i 80 Çiklistik i Shqipërisë’ ku marrin pjesë 15 ekipe dhe 168 sportistë gjithsej. Shumica prej tyre janë të huaj dhe vetëm 3 ekipe të Shqipërisë, çiklistët e të cilëve do garojnë në pesë etapa duke filluar nga sot e duke përfunduar të premten kur do të shpallen edhe fituesit.

“Kemi pritshmëri sepse gara zhvillohet në  një terren ku unë jam stërvitur gjatë gjithë karrierës time. Shpresoj që kjo të na ndihmojë,”-tha Ylber Sefa, çiklist i Shqipërisë.

“Është një emocion në rradhë të parë që ne si ekip i Vllaznisë që marrim pjesë në këtë eveniment kaq të madh,”-deklaroi Bruno Kola, çiklist i Vllaznisë.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në Shqipëri dhe marr pjesë në turin e Shqipërisë. Ishalla suksese të gjithëve, mbarë e mirë,”-u shpreh Ivo Domgjoni, çiklist i Kosovës.

“Këtu në Shqipëri jam ndjerë si të isha në Greqi. Kam pritshmëri të mira dhe dua të performoj sa më mirë të jetë e mundur. Sidomos në malore ku është edhe pika ime e fortë,”-tha një çiklisti i kombëtares greke.

“Organizimi deri tani është shumë mirë, maksimal dhe nuk na mungon asgjë. Është viti i tretë që marr pjesë në Turin e Shqipërisë dhe këtë vit do jetë shumë e fortë sepse kan ardhur ekipe të mira nga 13-14 shtete. Është një etapë që na përshtatet, mal dhe presim suksese,”-deklaroi Tefik Sallahi, çiklist i Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i Tureve Çiklistike sjell edhe përfitime të tjera përveç garës sportive.

“Çiklizmi është një sport aq sa i bukur por që nuk ka vetëm vlera sportive, por edhe me turizmin. Promovon vlerat e Shqipërisë nga jugu deri në veri,”-tha Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Etapa e parë e Turit Çiklistik nisi nga Tirana, vijon në Dushk dhe përfundon në Krrabë, ndërsa etapa më e gjatë do zhvillohet të enjten duke nisur nga Vlora, Mbrostar dhe duke përfunduar në Përmet. Për të gjithë etapat do ketë akse nacionale të bllokuara ku do lëvizin çiklistët, ndërsa nga e hëna deri të premten një garuesi i duhet të përshkruajë në total 754 kilometra.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë