78-vjetori i krijimit të batalionit 'Vërçë-Sulovë', tre netë festë në Gramsh

Me qindra qytetarë u mblodhën në pedonalen e qytetit të Gramshit dhe nën tingujt e muzikës kërcyen valle popullore.

Ndërsa Qendra Kulturore e Fëmijëve kishte përgatitur mini-komedi.

18 Gushti është tashmë një festë lokale, e përcaktuar në kalendarin e aktiviteteve të Bashkisë së Gramshit në përkujtim të krijimin të batalionit Vërçë-Sulovë.

Ndryshe nga herët të tjera, këtë viti festa do të mbahet për tre netë me radhë.

 “Quhet Festa e 18 Gushtit. Është festa e krijimit të batalionit Vërçë-Sulovë. Këtë vit është 78 vjetori i krijimit të batalionit me komandant Kapo Lena duke qenë se ky batalion ka luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e qytetit që në vitin 1944. Ky vit është viti i parë që po i japim rëndësinë e duhur dhe po e festojmë për tre netë rresht”, tha Ergita Kaso nënkryetarja e Bashkisë Gramsh.

Më 18 gusht 1944 u formua batalioni Verçë-Sulovë” i drejtuar nga komandanti Kapo Lena, në nder të së cilit është vendosur dhe një bust në qendër të qytetit. Gramshiotët përkujtojnë çdo vit 18 gushtin, në nder të partizanëve të këtij batalioni që dhanë kontribut të rëndësishëm në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren