Dita e Rinisë/ Berisha: Ngrihuni të frymëzuar nga Azem Hajdari! Basha: Të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Dita e Rinisë/ Berisha: Ngrihuni të frymëzuar nga Azem Hajdari! Basha: Të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Sot është 8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon dhe 29-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Dita e Rinisë, Basha: Nderim përjetë heronjve të 8 Dhjetorit dhe Azem Hajdarit! Të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

Lideri demokrat Lulzim Basha, në ditën e Rinisë ka përkujtuar lëvizjen e 8 Dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin, ndërsa ka falenderuar të gjithë të rinjtë që kanë kontribuar përgjatë këtyre ditëve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Basha thotë se dhimbja e banorëve të cilët shteti i ka harruar është zbutur nga të rinjtë që i vijnë në ndihmë.

"Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave.

Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.

Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkruan Basha.

Ora 14:16
Berisha thirrje rinisë: Ngrihuni të frymëzuar nga Azem Hajdari, të përmbysim regjimin e Edi Ramës dhe narkomafien shtetërore

1560594913_berisha.jpg

Në ditën kombëtare të Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore e cila nisi me një mashim në 8 Dhjetor 1990 për të rrëzuar regjimin komunist.

Berisha thotë se 8 dhjetori i vitit 1990 është dita e nderimit të lirisë dhe nderimit të veprës së pavdekshme të Azem Hajdarit dhe studenteve liberator.

Ish-kryeministri thotë se Shqipëria ndodhet përsëri në udhëkryq dhe rinia është shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkomafies së tij shtetërore. Ai i bën thirrje të rinjve shqiptar të ngrihen të frymëzuar nga lëvizja e vitit 1990 e drejtuar nga Azem Hajdari dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot 8 dhjetor, dita e lirise dhe engjejve te saj, studenteve liberator!

Te dashur miq, sot eshte 29 vjetori i fillimit me 8 dhjetor te vitit 1990 nga rinia studentore te revolucionit demokratik, i cili si nje uragan i vertet ne 3 dite ndau epokat dhe vendosi ne vendin me monist te planetit pluralizmin politik.

Ndaj sot mbare kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si nje nder datat me te rendesishme ne historine e lirise se tij.
Me 8 dhjetor te vitit 1990 studentet e universitetit te udhehequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngriten me guxim te jashtezakonshem ne Tirane ne levizjen studentore per te permbysur diktaturen komuniste me te eger ne Europe.

Revolucioni Demokratik qe nisi me 8 dhjetor, me shpejtesi do do te shnderrohej ne levizjen me te fuqishme paqesore ne historine e vendit dhe, ne ne nje hark kohor te shkurter prej 72 oresh, me mbeshtetje te fuqishme te intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes do gjunjezonte rregjimin komunist dhe do ti impononte atij pranimin e pluralizmit politik ne Shqiperi.

Gjer ne mengjesin e 8 dhjetorit te vitit 1990 shqiptaret ne Shqiperi perjetonin shtypjen e diktatures me te eger, ndersa shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te zi dhe Serbi jetonin pushtimin e barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit ne Europe. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirise dhe ndertimit te shoqerise se lire ne Shqiperi të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik te tij. Kjo levizje, ceshtjen kombetare, nga nje çeshtje te tradhetiar nga klika hoxhiste, e vendosi ne piedestalin e merituar per zgjidhjen e saj.

Idealet e rinise studentore te dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet me te larta me fisnike, njerezore dhe kombetare te shqiptareve. Keto ideale, energjia e tyre i ben shqiptaret te lire dhe me dinjitet njerezor, vendosen ne Shqiperi sistemin demokratik te bazuar ne tregun e lire, anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes, ne NATO, i dhane asaj statusin e vendit kandidat ne BE. Kosova u be e pavarur dhe shqiptaret jane me te lire se kurre ne historine e tyre.

Ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 eshte dita e nderimit te lirise dhe vlerave te saj nga mbare shqiptaret, e nderimit te vepres se pavdekshme te Azem Hajdarit dhe studenteve liberator, qe me guximin e tyre ne lartesine e nje legjende shkallmuan dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret!

Sot pas 29 viteve qytetaret shqiptare festojne dhe nderojne kete dite pasi brenda nje viti shnderruan ne shumice partine e idealeve te dhjetorit PD. Ata sot jane me e vendosur se kurre te shporrin nga pushteti narkomafien dhe shtetin e saj me ne krye bastardin e bllokmeneve hoxhist, qe i mbylli Shqiperise dyert e integrimit ne Bashkimin Europian, Edvin Kristaq Mafine apo tradhetarin e kombit shqiptar, Zografin Bis.

Sot perseri ne kete udhekryq te rrezikshem ne te cilen ndodhet Shqiperia, shpresa e vetme per te permbysur regjimin e kakistokracise te Edvin Kristaq Mafise eshte rinia e Shqiperise. Ndaj dhe duke i uruar asaj gezuar kete dite, ju bej thirrje te rinjve shqiptar te ngrihen te frymezuar nga kjo Dite e Lirise ne lartesine e idealeve te tyre dhe te permbysim sa me pare rregjimin e Edvin Kristaq Mafise dhe narkomafies se tij shteterore.

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve libertor te Dhjetorit 1990.

Zoti e bekofte Rinine e Shqiperise dhe misionin e saj! sb

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 09/12/2019 19:03

    HA MUT O SALI HA SE TE BEN MIRE,,,bashke me bashen ,e meten,,,tre maloke ne nje dere….

    Përgjigju
  • jari: 09/12/2019 19:01

    MALOKE TE TE GJITHA NGJYRAVE BASHKOHUNI RRETH SHPELLARIT LEGJENDAR SALI PERC KERMA,,,

    Përgjigju
  • PISI QENI KAK berisha: 09/12/2019 09:22

    Shikoni se si i madh ZOT ja ka bër fytyrën qenit bajg salhe si kriminel fytyrën. I biri ka po ashtu një fytyr tepër të poshtër. E bija hund derre e pise femër. Me një fjal Zoti i ka bër me shenj ktë familje se jyn njerëz shum të pisët.

    Përgjigju
  • ZULLUMQARI: 09/12/2019 09:17

    O lyl shal ngjitmi ti je hajdut e kriminel. Si të gënjen mendja që ti mund të vish në pushtet o monsëtër. E sa për azem hajadarin ai ishte një hale e ndyr e atyre Haklajve ju lumt dora që qëruan një hale publike se pastruan ajrin e Tiranës së re.

    Përgjigju
  • Loti: 08/12/2019 21:19

    Z.Basha mos fol me se dridhet toka nga te "vertetat" qe thua ti, boll e kishim kte termetin e fundit

    Përgjigju
  • KIRI: 08/12/2019 18:41

    DO TE NGRIHEMI KUR SALIU,META,BASHA TE JENE BRENDA NE BURG BASHKE ME 300 BASHKEPUNETORET ME TE NGUSHTE.....

    Përgjigju
  • nora: 08/12/2019 18:40

    FOLI PRAPE krimineli me I ndyre qe ka pare shqiperia pas enverit,,ky eshte ne vend te dyte per krime ndaj shqiptareve,,,injorant,,debil,malok,,pis,kriminel,hajdut,i pabese,,te gjithe te zezat I ka sali qen -lehesi….

    Përgjigju
  • Tironci: 08/12/2019 17:57

    Me ç far moralit ti Permend Azem Hajdarin? ti je vrasesi i tij o kriminel i ndyre dhe i pa moralshem.

    Përgjigju
  • Alboz: 08/12/2019 17:12

    Duhet ngritur rinia, dhe të kërkojë kokën tënde, të lulit budallait, të monas hundë-derre dhe të hajdutit Like. Po mos u zhdukë ju bashkë me shokët tuaj, shqipëria nuk do bëhet kurrë.

    Përgjigju
  • ZENUN TYTA: 08/12/2019 16:56

    O qeni salhe pulli duhet të ngrihet ktu ke të drejt të ngrihet e të vari ty te Skënderbeu. Po jo vetëm ty edhe shum pisa të tjer si ty p.sh ilir mut metën. E pastaj Shqipria bie në qetësi të plot o halja e Shqipris. E fundërrinën azem hajdari e vrave ti e mir bëre e vetmja pun e mir që ke bër.

    Përgjigju
  • Pyka: 08/12/2019 16:40

    Nga menyra e të folurit,e te menduarit,..dhe te vepruarit ....për të ardhur keq!Vetem Ai e di pse e bën....Shqipëria është e të gjithëve...ju lutem pak më shumë respekt për njërzit normal dhe jo në këto të vështira!.................

    Përgjigju
  • Hahahaha: 08/12/2019 16:38

    Po ti ku ishe duke Analizat e Urines tek Blloku ..i Diktatoreve ..

    Përgjigju
  • sula: 08/12/2019 16:04

    Sali i mashtrut studentat si ti dhe klani jot dhe nuk ka zot qi ju bien npushtet .Rinia nuk ka mo besim ke ju se i late rrugve te botes pa pik shorese.Llap se asnj sta var mo

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/12/2019 15:45

    Perfundimisht ky vend nuk shpeton, ky popull nuk shpeton po nuk vdiq Sali Pis Berisha, qe edhe pse vendi sot eshte ne dite te hallit, ben thirrje kriminale.

    Përgjigju
  • Bruno: 08/12/2019 15:44

    Me 8 dhjetor mashtrove rinine dhe u bere kryetar shteti. Tani kerkon ndihmen e rinise qe te behesh perseri. Zoti na rujte prej teje dhe tere shokeve te tu.

    Përgjigju
  • ERP: 08/12/2019 15:12

    Te ngrihet populli duhet, por ama te ngrihet te te tregoje vendin ty hajduteve te tjere si puna jote o qelbesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital