"8 Dhjetori", Nishani thirrje të
rinjve: Guxoni të rizgjoni shpresë

rinjve: Guxoni të rizgjoni shpresë">
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka ftuar të rinjtë që të guxojnë dhe të rikthejnë shpresën e humbur. Ndonëse nuk citoi protestën e nesërme të opozitës, Nishani përmes fjalëve të tij, ka lënë të kuptohet që të rinjtë duhet të bëhen pjesë e protestës për të kërkuar rikthimin e shpresës.
 
“Guxoni për të rizgjuar shpresën e humbur” tha Nishani.
 
Ndërkohë, ngjarjet e 50 viteve të regjimit diktatorial në Shqipëri, si ngjarjet e Parisit. Për këtë, ai ka kërkuar hetim jo për hakmarrje, por për drejtësi.
 
“Gjatë regjimit komunist, 34.135 njerëz u burgosën. 59 mijë u internuan, në kampe përqëndrimi, nga këta 984 vdiqën për shkak të torturave. 6027 u ekzekutuan, ende shumë prej tyre nuk i’u janë gjetur eshtrat. 7 mijë të tjerë vdiqën për shkak te sëmundjes dhe mungeses së kurimit. Këto nuk janë histori e përrala dimri, shaka kafenesh, urrejtje midis klasave politike, por janë dëshmi e dokumenta që janë në çdo arkivë. Këto akte, nuk kanë dallim nga aket e Parisit. Këto akte barbare duhet të hetohen, jo për hakmarrje, por për drejtësi” ka theksuar Presidenti Nishani.
 
Gjithashtu, Presidenti Nishani ka theksuar se demokracia është ende sfidë e shoqërisë, ndërkohë që ky dhjetor e gjen vendin tonë të transformuar ndonëse ka arritje dhe dështime.
 
“Ky dhjetor i lirisë e gjen Shqipërinë të transformuar. Me arritje mbresëlënëse dhe me dështime, me ulje të padëshiruara ne 25 vite ecje” ka vijuar Nishani.
 
Ai iu ka bërë apel të rinjve, gjatë takimit të realizuar në Qytetin Studenti me studentë të ekselencës dhe Dekanë, që të mos harrojnë të shkuarën,pasi në vitin 1990 ishin të rinjtë ata që rrëzuan sistemin diktatorial, pasi ai nuk ra vetë.
 
“ 25 vite më parë  ata që e vranë të parët frikën ishin studentët, sepse ata mund ta zëvëndësonin frikën me shpresë. Guximi i tyre për një shqipëri më të lirë e më të mirë i dha goditjen regjimit brutal e vrastar qe u rrezua i fundit në gjithë Europën Lindore. Diktatura hoxhiste nuk ra vetë, u rrëzua nga fuqia e rinisë për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, në këtë aspekt Shqipëria bën nje rast unik.  Studentët e sotëm, lexojnë dhe njihen përmes dëshmive mbi atë se çfarë ishte diktatura. Imagjinata juaj e lirë nuk arrin të depërtojë mbi dhimbjen njerëzore e fuqinë shkatërruese që regjimi pati mbi popullin” tha ai.
 
Nishani ka paralajmëruar një sërë aktivitetesh në kuadër të përvjetorit të 25 të rënjes së diktaturës në vendin tonë, që do realizohen nga Presidenca dhe disa aktorë të tjerë, pasi sipas tij, ky përvjetor është domethënës, historik, formal e përmbajtësor. Kjo sipas Nishanit, do i japë një tjetër dimension memories historike dhe refleksioneve të brezit aktual për më tutje.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Turistët zviceranë pushojnë me kamper në Dibër, do eksplorojnë dhe bregdetin

Turistët zviceranë pushojnë me kamper në Dibër, do eksplorojnë dhe bregdetin