8 Marsi, Berisha ‘hero’ i festës
Brohoritet nga gratë si Enveri, çfarë ndodhi në Tiranë

8 Marsi, Berisha ‘hero’ i festës <br />Brohoritet nga gratë si Enveri, çfarë ndodhi në Tiranë
TIRANE - Mes protestave dhe festimeve gratë shqiptare përkujtuan sot Ditën e tyre Ndërkombëtare. 8 Marsi është dita kur grave u shërben jo vetëm për bashkimin pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të luftuar për të kërkuar më shumë barazi, respekt, vlerësim e dashuri, si dhe për ti thënë stop dhunës. 

Nga ana tjetër, mos respektimi i kuotes gjinore nga ana e partive politike sa i përktet listave të kandidatëve ka sjellë reagimin e shoqërisë civile. Shoqatat në mbrojtje te grave kanë protestuar para ambjenteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar këtij të fundit të detyrojë partitë politike të respektojë kuotat gjinore. Kryetari i Partisë Socialiste pretendent për tu bërë kryeministër pas zgjedhjeve të 23 qershorit zgjodhi këtë ditë për të prezantuar kandidaten e parë femër për deputete, e cila siç tha Edi Rama nuk do të jetë e vetmja. Ajo është Lindita Nikolla aktualisht kryetare e minibashkisë nr 1 të Tiranës. 

Në mbrëmje presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me gratë gjyqtare ndërsa mesazhin për këtë ditë sot e përcolli edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu.


SEQUI TAKON GRATE PARLAMENTARE: JU JENI ZERI I ATYRE QE NUK DEGJOHEN
Në Tiranë, dita e grave nisi me një mëngjes pune që ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, zhvilloi me gratë parlamentare. Duke vlerësuar rolin e tyre, diplomati i lartë shprehu shqetësimin për përfaqësimin e vogël të grave në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit.

“Shqipëria ka gra të suksesshme, por shqetësim për Bashkimin Evropianë është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia e Shqipërisë është e barabartë, por në parlament gratë janë vetëm në 16.7 %. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i tyre në parlament. Ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen."- tha ambasadori Sequi duke shtuar se  "Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore“.    FJALA E PLOTE E AMBASADORIT SEQUI
sequi me grate

(Foto: Mëngjesi i Sequit me gratë parlamentare)

BERISHA FESTE ME GRATE, PRITET SI HERO
Rreth mesditës, (ora 11:25) festa vazhdoi në Pallatin e Kongreseve me një koncert, të organizuar nga Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Parlamentit. Kryeministri u brohorit nga mijëra gra e vajza.

Nën tingujt e këngës“I need a hero”, shefi i qeverisë mund të themi se për një moment u ndje vërtet hero, kur zonja e zonjusha në sallën e Kongreseve, brohorisnin më shumë se një herë  emrin e tij “Berisha, Berisha, Berisha”.

Mes falenderime ndaj grave, fillimisht për gjithçka që ato kanë bërë për Sali Berishën e më tej për Shqipërinë, kryeministri shprehu mirënjohje për për kontributin e tyre në përmbysjen e diktaturës komuniste.

"I falenderoj për gjithçka ato kanë bërë për Sali Berishën, për çdo burrë, djalë, familjar, për Shqipëirinë, për kombin në të tëra kohërat…Mirënjohje e thellë. Me shpirtin tuaj të lirë në përmbysjen e diktaturës dhe ndërtimin e një shoqërie të lirë”, -tha në fjalën e tij para të pranishmëve shefi i qeverisë.

Ndërsa më tej, Kryeministri vuri theksin në krijimin e një shoqërie me barazi gjinore. “Shqipëria nuk ka nevojë të quhet burrë apo grua, Shqipëria ka nevojë jetike të jetë vendi i grave e burrave të barabartë. Le të luftojmë së bashku për ta bërë vendin e qytetarëve të barabartë”, tha shefi i mazhorancës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit